Salihi prezanton qeverisjen e mirë në Leban, komisioni në komunën e Bujanocit jofunksional
Lugina

Salihi prezanton qeverisjen e mirë në Leban, komisioni në komunën e Bujanocit jofunksional

14.Mar.2019 09:59
0

Sali Salihi, nga zyra për zhvillimi ekonomik lokal në komunën e Bujanocit ka mbajtur një trajnim për qeverisjen e mirë i cili është certifikuar nga programi SWISS PRO i financuar nga qeveria e Zvicrës.

Javën e kaluar Salihi bërë prezantimin e qeverisjes së mirë në komunën e Lebani për  të punësuarit në administratën komunale, ndërmarrjet publike dhe institucionet publike me temë “Qeverisja e mirë” me theks të veçantë pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje.

Ai u shpreh se një prezantim i tillë është mbajtur në muajin shkurt edhe në komunën e Bujanocit, shkruan Titulli.com.

“Implementimi i parimeve bazë të qeverisjes së mirë mbetet ende një fushë e cila lë mjaft për të dëshiruar, andaj inkurajimi i vendimmarrësve në politikë për t’i zbatuar parimet e qeverisjes së mirë do të sjell në formulimin dhe aprovimin më të mirë të politikave në interes të shoqërisë”, theksoi për Titulli.com Sali Salihi.

Sipas tij përdorimi parimeve bazë të qeverisjes së mirë si llogaridhënia, transparenca, pjesëmarrja e qytetarëve, jodiskriminimi dhe efikasiteti në punë do të mundësonin që komuna të sjelle vendime më të drejta dhe më të mira në favor të qytetarëve të saj.

“Qeverisja e mirë është një proces shumë i rëndësishëm për t'u zbatuar në politikë bërjen e komunave andaj edhe implementimi i saj në komunën tonë do te ishte një hap drejt demokratizimit të vendit”, deklaroi Salihi për Titulli.com.

Salihi tha gjithashtu se komuna e Bujanocit edhe pse ka të formuar një komision për qeverisje të mirë ajo deri tash ka mbetur vetëm në letër, meqë ende nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e atij komisioni.

Programi SWISS PRO financohet nga Qeveria e Zvicrës, e cila ka ndarë 5,8 milion euro për realizimin e aktiviteteve të saj, që ka për qëllim avancimin e komunave përmes implementimit të parimeve të qeverisjes së mirë, si llogaridhënia, transparenca, participimi, jodiskriminimi dhe efikasiteti në punë./Titulli.com/

Hysaj: Korrigjimi i kufijve është në tavolinë, po testohet opinioni publik
Thëniet e filozofit Baruk Spinoza: Nëse doni që e tashmja të jetë ndryshe nga e kaluara...?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration