Hysaj: Korrigjimi i kufijve është në tavolinë, po testohet opinioni publik
Fadil Hysaj, këshilltar i Hashim Thaçit në kohën kur ishte kryeministër, beson se mund të ketë korrigjim kufijsh me Serbinë.
Sipas tij, kjo temë është në tavolinë dhe tash vetëm po testohet opinioni publik.
“Në e dimë që për Kosovën ekziston një kanal sekret i komunikimit mes Washitngon-it dhe Moskës, nuk është zor me pa këtë. Mendoj që kjo është në tavolinë, tash është duke u testuar opinioni publik”, ka thënë ai.
Fadil Hysaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, në një intervistë të Rubikon të KTV-së tha se Kosova është e rrezikuar prej vetë shqiptarëve dhe oreksin e tyre të pangopshëm.
“Shqiptarët e sotëm e duan më së paku Kosovën”, ka thënë ai.
“Kosova ka qenë e rrezikuar konstant nga elita vetëpatriotike e cila nuk ka bërë kurrë kurrgjë për krijimin e shtetit të fortë të Kosovës, i cili nuk ka me qenë i varur më prej pushteteve apo politikave që kanë me ardh prej një vendi tjetër”, ka thënë ai.
Në këtë rrafsh, thekson Hysaj, nuk hyn figura e Ibrahim Rugovës.