Salihi: Për vitin 2019-të prioritet rruga Muhoc - Zarbicë   
Lokale

Salihi: Për vitin 2019-të prioritet rruga Muhoc - Zarbicë  

15.Oct.2019 08:52
0

 

Kryeshefi i ri i Shërbimit për Investime dhe Zhvillim në kuadër të komunës së Bujanocit, Rahim Salihi në një intervistë për Titulli.com deklaroi se për vitin 2019-të në infrastrukturë janë investuar 217 milionë dinarë, ku 109 milionë janë investuar nga Trupi Koordinues dhe pjesa tjetër nga buxheti komunal.

Për këtë vit një nga projektet më domethënës për kryeshefin Salihi është rruga Muhovc – Zarbincë në të cilën shumë shpejt do të fillohet punë. 

“Për këtë vitë do të jetë tendenca jonë edhe mundi jonë që ti plotësojmë, realizojmë të gjitha projektet e parapara për vitin 2019-të. Projekti më i rëndësishëm dhe me prioritet është përfundimi i asfaltimit të rrugës Muhovc – Zarbincë, për të cilin presim që punët do të fillojnë shumë shpejt dhe presim që deri në fund të muajit nëntor të kompletohet projekti në tërësi. Në mënyrë që të rrumbullaksohet projekti capital për komunën e Bujanovcit” – tha Salihi.

Ai po ashtu përmendi edhe rrugën në të cilën kanë filluar punimet dhe bëhet fjalë për rrugën kryesore të qytet nga hyrja deri tek Shtëpia e Shëndetit.

 “Po ashtu edhe me iniciativë të komunës së Bujanovcit ka filluar të rikontruktohet rruga kryesore në qytetin e Bujanocit, punimet janë duke vazhduar sipas planifikimeve dhe angazhimi jonë i përbashkët me ministrin e cila e ka marrë përsipër projektin, ndërsa projekt dokumentacionin e ka financuar komuna e Bujanocit. Po ashtu kemi edhe projekte të tjera. Komuna e Bujanocit në vitin e ardhshëm do të rrumbullakoj gati 90% e infrastrukturës së nevojshme dhe një jetë më të mirë për qytetarët” – deklaroi Salihi.

Burhan Halili, kryetar i ri i degës së PVD-së në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration