Sadriu: Lugina të jetë e prerë në kërkesat e veta me Beogradin
Intervista

Sadriu: Lugina të jetë e prerë në kërkesat e veta me Beogradin

23.Feb.2013 01:45
0
Kujtim Sadriu, kryetar i Partisë Liberale Demokratike të Çedomir Jovanoviqit, për Preshevë në një intervistë për “Titullin”, deklaroi se qeveria e ardhshme serbe “de fakto do ta pranojë pavarësinë e Kosovës,   edhe atë brenda një viti, ndaj shpresoj se unë do të jem, ai, i pari që ta bëj të ditur njohjen  Kosovës nga ana e Serbisë. Kështu që, të dy vendet do të takohen në familjen e madhe Evropiane, duke ndërtuar një ardhmëri të lumtur dhe pa urrejtje për brezat tanë”.    Zotëri Sadriu, si i vlerësoni zhvillimet e fundit politike në Luginën e Preshevës? Sadriu : Mendoj se ngjarjet e fundit edhe ato të parafundit, të ndodhura në Preshevë dhe rrethinë, janë lojëra të rrezikshme për popullatën e kësaj treve. Kur them kështu, kam parasysh funksionimin e partive politike, të cilat funksionojnë si klanet mafioze, duke marrë për bazë interesat familjare, partiake, grupore e aspak ato qytetare e kombëtare. Tek disa liderë, kam pasur një bindje se qëndrimet e tyre janë të prera, mirëpo ato, kohëve të fundit, e dëshmuan se janë për interesa personale dhe  materiale. Rast konkret, kemi institucionet e larta shtetërore si: Trupi Koordinues, Këshilli Nacional e zgjedhjet parlamentare, të cilat gjatë fushatës zgjedhore nga disa parti e prijës të tyre u quajtën se janë antishqiptare, kurse tani pa ngurrim rreshtohen përkrah tyre, ngase vijnë në shprehje interesat materiale dhe personale. Këta përfaqësues politikë për këto institucione flasin fjalë të mira, ata bile gjatë festës së 28 Nëntorit qëndrojnë nën Flamurin e Shqipërisë, ndërsa një ditë më vonë, më 29 Nëntor nën Flamurin e Serbisë! Paramendoni sa e tmerrshme, cinike e demagogjike: në njërën anë injorojnë flamurin e shtetit ku jetojnë, ndërsa në anën tjetër për një grusht para se kanë dert që mbi kokë u qëndron Flamuri i Serbisë. Këto subjekte politike, po mundohen të kyçen në Këshillin Nacional, për t’i pasur nën kontroll drejtorët e shkollave dhe gjithçka në këtë Luginë. Kështu është, pra, veprimi i klaneve mafioze, duke lënë anash interesa kombëtare e qytetare për interesat e ngushta personale e klanore dhe duke ra ndesh me vetë-veten. Ata, që kanë marrë pjesë më herët në këto institucione i quanin tradhtar, ndërsa këta tani që do të përshihen do të jenë, manipulues, mashtrues, gënjeshtar dhe të pa aftë.   [caption id="attachment_42048" align="alignleft" width="240"]Pllaka Perkujtimore-Presheve Pllaka Perkujtimore-Presheve[/caption] Gjendja e rëndë politike dhe e sigurisë e krijuar rreth pllakës përkujtimorë ngjalli reagime dhe debate. Ju çka mendoni rreth kësaj problematike? Sadriu : Po, siç e ceki edhe kryeministri i Kosovës z. Thaçi, ky skenar është e inicuar ndërmjet politikanëve të Luginës dhe atyre të Beogradit. Kjo është më se e vërtetë. Pse? Ne e dimë se Kosova, lëngon nga plagët e veta akoma të pa shëruara, si mund të kërkosh ndihmë nga një shtet, i cili është në ndërtim e sipër. Ndërsa veprimet e liderëve tanë e bartën problemin e veriut në jug të Kosovës dhe Luginë të Preshevës, duke i dhënë rast kryeministrit të Serbisë, të jetë më i lirë që të flas për veriu dhe për t’ia tërhequr vëmendjen popullit serb, ndaj veprimeve mashtruese të tij. Po ashtu ata i bojkotuan zgjedhjet parlamentare, duke ia mundësuar nacionalistëve, që të jenë në pushtet sot në Serbi dhe me veprime të tilla rrisin rejtingun SNS dhe SPS. Ky veprim u shkon për shtati të dyja palëve, shqiptarë e Luginës, krenohen e mburren se e kanë vënë Lapidarin, ndërsa te serbët ata lavdërohen se ua kanë hequr monumentin shqiptarëve. Ja, vetëdija e ultë qytetare! Dhe kështu ata mbajnë pushtetin në duar, duke mbajtur në një ngërç të madh problemet ekonomike, politike dhe sociale. Të kthehemi pak mbrapa, çfarë deklarata kërcënuese dhe trimëruese patëm nëpër media, e në fund as që ke në gjendje kush, që të bëjë një rezistencë më të vogël, së paku të ishte ulur ndokush ne shenjë proteste para Lapidarit. Kush i ka përcjell me vëmendje seancat e jashtëzakonshme dhe vendimet e pakuptimta të tyre, ka mbetur pa tekst e koment! Më mirë do të kishte qenë të lëvizte Lapidari për 30 m dhe të qëndronte prapë në qendër, se sa të largohej i tëri, duke e sjell popullin para një akti të kryer. Paramendoni, ata kërkoni ndihmën e OSBE-së për ta mbrojtur Lapidarin! Sa më shumë që këmbëngulnin në mbrojtjen e tij, aq më shumë e detyronin Beogradin, për ta hequr atë. Kur analizohen të gjitha këto, s’ka se si të mos lind dyshimi se nuk ka pasur bashkëpunim mes liderëve në Luginë dhe pushtetarëve në Beograd. Liderët e Luginës heshtën kur Vuçiqi akuzoi se: “Lapidari duhet të hiqet se është në kundërshtim me Kushtetutën”. Ata u desht të reagojnë ndaj tij, duke i thënë se janë mësuar nga ai, i cili si nënkryetar i parë i Qeverisë nuk po e respekton Kushtetutën e vetë, duke vënë kufij të tmerrshëm mes shtetit të tij. Unë ndjej një keqardhje shumë të madhe për familjarët e dëshmorëve, ngase atyre u janë ringjallur sërish ndjenjat e së kaluarës. Respekt për dëshmorët, respekt për familjarët e tyre.   Kohëve të fundit kemi mosmarrëveshje mes institucioneve lokale dhe këshillit nacional, kryesisht në fushën e arsimit. Çfarë mendoni për Këshillin Nacional? Sadriu : Ne duhet të jemi të prerë në kërkesat tona, në bisedat me faktorin ndërkombëtar dhe qeveritarët në Beograd, duke insistuar në korrigjimin e  Planit të Ahtisarit, e jo të merremi me “trupa e këshilla”. Kur munden zyrtarët e kartë të Serbisë me biseduar me strukturat paralele në veri të Kosovës, pse t’mos bisedojnë edhe me liderët e Luginës?! Po, pikërisht ata i kanë paramenduar mirë e mirë këto punë që të na lënë me kompetenca të ngushta. Shih tani, kush është Këshilli Nacional të jap pëlqim për drejtorë, pëlqimin e jep Ministria e Arsimit e jo Këshilli, po këtu qëndron loja e këtyre qeveritarëve në Beograd në bashkëpunim me liderët tanë, që t’na përçajnë  e t’na bëjnë pikë e pesë.   Para heqjes së pllakës përkujtimore disa liderë ftuan për dorëheqje. Si i komentoni këto deklarata? Sadriu :  Nuk dua t’i komentoj. Një politikan me eksperiencë të madhe në politikë, nuk do të lejonte këso gabime. Dorëheqja dhe deklarimet kanë të bëjnë me moralin personal e jo me atë partiak dhe shoqërorë.   KujtimTë dalim pak tek bisedimet Kosovë – Serbi A mendoni se nuk do të ketë status të veçantë për veriun, dhe sa i besoni kryeministrit të Kosovës për këtë? Sadriu : Unë i besoj bindshëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe bashkimit Europian, se ato kanë investuar shumë për paqe jo vetëm në Kosovë, por në gjithë hapësirat e ish Jugosllavisë. Kështu që, ato janë të vendosura në punën dhe veprimet e tyre.   Takimet Thaçi – Daçiq dhe Jahjaga – Nikoliq a mendoni se me këto bisedime Kosova është pranuar nga Serbia? Sadriu : Punë e vogël është se çfarë thotë Daçiqi e Nikoliqi, me rëndësi është se çfarë e kanë të obliguar të bëjnë. Ata sot nga populli në Serbi, po trajtohen si tradhtarët e këtij vendi. De jure Serbia e ka pranuar Kosovën, de fakto do ta pranojë Qeveria e ardhshme edhe atë brenda një viti, ndaj shpresoj se unë do të jem, ai, i pari që t’a bëj të ditur njohjen  Kosovës nga ana e Serbisë. Kështu që, të dy vendet do të takohen në familjen e madhe Europiane, duke ndërtuar një të ardhmëri të lumtur dhe pa urrejtje për brezat tanë.   Nëse ka zgjedhje të parakohshme, a mendoni se në Preshevë do t’ju rritet numri i votuesve?  Sadriu : Ndoshta, por nuk besoj edhe aq shumë, jo se populli nuk do, por kanë frikë për arsye se ju rrezikohen vendet e punës, ndihma sociale etj. Preshevën sot e kanë nënë kontroll disa biznesmenë, të cilët e diktojnë edhe politikën e këtij vendi. Kjo gjendje e mjerë ekonomike u shkon për shtati atyre, për t’i kontrolluar më lehtë votat. Zgjedhësit shpesh, në këtë krizë ekonomike, për një thes miell (20 eu) ia ndërrojnë orientimin votës së tyre. Mua më ka rënë të dëgjoj vetë votuesin, i cili më ka thënë se ka frikë ta votoj për shkak revanshizmit politik. Më ka thënë gjithashtu se e kupton drejtësinë dhe sinqeritetin tim “ama barku kërkon bukë”! Pavarësisht nga këto dukuri, ne jemi në rrugë të mbarë për fitore, nga e cila rrugë do të buzëqeshin edhe ata, të cilët nga skamja janë të privuar prej gëzimeve të jetës. Me zotin para ne do të jemi fitues.  
Intervistë me shpresën e boksit, preshevarin Sevdail Sherifi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration