Intervistë me shpresën e boksit, preshevarin Sevdail Sherifi
Intervista

Intervistë me shpresën e boksit, preshevarin Sevdail Sherifi

25.Feb.2013 12:46
0
"Në ndihmë të madhe për tu adaptuar me boksin në Amerikë, me doli boksieri nga Peja Elvir Muriqi. Dua të falënderoj Muriqin publikisht. Ai më ka pritur si anëtar të familjes dhe gjatë gjithë kohës është përkujdesur për mua. Stërvitjet i kam bërë me Colin Morgan, njërin prej tranjerëve më të mirë në botë, i cili i ka bërë kampion botëror Guellirmo Jones, Antonio Tarver dhe shumë të tjerë dhe me Fernely Feliz, i cili ka boksuar kundër Alexandër Dimitrenko dhe ka qenë partnerë i sparingut i Klitschkos"-na tha ndër të tjera Sevdaili. Sevdail Sherifi - 1 Sevdail Sherifi,  është tashmë i njohur për lexuesit tanë, boksier i suksesit dhe po ecë me hapa të sigurt, drejt sukseseve tjera, por gjithnjë duke kërkuar përvojë për tu përballuar ashtu si duhet në ring. Kemi dërgjuar për legjendën e boksit Muhamed Ali e për ikona të boksit botëror, e aty, pra, boksieri ynë, do të jetë, një ndër boksierët e parë shqiptarë nga Lugina e Preshevës, që do të boksoj dhe aty do të grushtohet me një kundërshtarë të fortë, por mbi të gjitha, ai është shumë krenarë, që iu dha mundësia, që të jetë në ate palestër të madhe me renome, që më poshtë gjatë këtij bashkëbisedimi do të mësojmë, enkas për ne, edhe ate, menjëherë me tu kthyer nga SHBA. Sevdail Sherifi, një boksier me pedandërti të rrallë, trup prej boksieri me perspektivë, e me peshë të duhur për boks profesionist, por mbi të gjitha i qetë dhe shumë i sjellshëm e punëtorë i madh, ai do të jetë në ringun amerikan, më të njohurin në botë, më 20 prill. Sevdaili, do të grushtohet me amerikanin Joshua Harris, i cili është i fuqishëm dhe sipas burimeve tona, prej 8 fitore (6 KO) dhe 6 me humbje. Meçi, i bashkëvendasit tonë, do të zhvillohet në palestrën e mirënjohur “Madison Square Garden” në New York. Siç jemi të njoftuar, Sevdaili, qëndroi në SHBA, për një muaj dhe duke qëndruar tërë kohën në palestër, për të përfituar nga çdo sekond dhe për të marrur përvojën e duhur nga tranjerë, ekspertë e menaxherë të boksit amerikan dhe ai, ashtu siç ishte nisur me qëllimin e tij fisnik, ashtu u kthye, triumfues, duke lënë të habitur tranjerët e njohur amerikanë në New York. Dhe pas gjithë këtij suksesi, ai arriti marrëveshjen me ekipin promovues shqiptar “Dovolani Boxing”. Sevdaili në New York, është stërvitur nga trajnerët e mirënjohur Collin Morgan dhe Fernely Feliz. Sevdailit në Amerikë, i ndihmoi shumë edhe boksieri ynë i mirënjohur Elvir Muriqi. Për tu informuar për hollësisht, ne bashkëbiseduam dhe do të mësoni më shumë nga kjo intervistë, që e realizuam këto ditë. I nderuar z.Sherifi, para pak ditësh, jeni kthyer nga Amerika, ku keni pasur disa ushtrime për të ardhmen tuaj në boksin profesionist. Edhe pse, kemi mësuar nga disa media, a mund të na thoni, më konkretisht, pse ishit në USA? Sevdail Sherifi: Ju përshëndes juve dhe gjithë lexuesit tuaj.  Po, në SHBA isha për një përvojë më të madhe në boksin profesionist, pasi që në Zvicër dhe europë nuk janë mundësitë për me e arritë kulmin e boksit. Atje isha për ushtrime dhe eeanca të sparingut, ku tregova një performancë shumë të mirë dhe u pëlqeu nga gjithë stafi i "Dovolani Boxingpromotion" dhe nga tranjerët. Sevdail Sherifi - 3 Ku konkretisht qëndruat në Amerikë? Sevdail Sherifi: Isha ne New York dhe në Danbury afër New Yorkut.   Me kend keni ushtruar?  Sevdail Sherifi: Në ndihmë të madhe për tu adaptuar me boksin në Amerikë, me doli boksieri nga Peja Elvir Muriqi. Dua të falënderoj Muriqin publikisht. Ai më ka pritur si anëtar të familjes dhe gjatë gjithë kohës është përkujdesur për mua. Stërvitjet i kam bërë me Colin Morgan, njërin prej tranjerëve më të mirë në botë, i cili i ka bërë kampion botëror Guellirmo Jones, Antonio Tarver dhe shumë të tjerë dhe me Fernely Feliz, i cili ka boksuar kundër Alexandër Dimitrenko dhe ka qenë partnerë i sparingut i Klitschkos.   Në çfarë ushtrime u përgaditët më shumë?  Sevdail Sherifi: Në fillim të ushtrimeve, kam ushtruar vetëm dhe ato më kanë shikuar me kujdes. Deri sa u pa kualiteti im dhe ata u bindën, se jam me seriozitet duke ushtruar, atëhere, kemi pasur ushtrime të ndryshme në thasë dhe me trajnerin Colin Morgan dhe Fernely Feliz.   "Nuk ishte boksi i njetë si në europë dhe SHBA" A të kanë ndihmuar këto ushtrime? Sevdail Sherifi: Po shumë, sinqerisht shumë, kam mësuar gjëra të mira. Në ato seanca të ushtrime, pashë, që nuk është boksi njësoj si në europë.   Sa ushtruat në USA?  Sevdail Sherifi: Një muaj kam ushtruar. Kjo më ka dhënë edhe më shumë energji dhe shpresoj se do ia dal luftërave të ardhshme që do ti kem, por natyrisht, se edhe në të ardhmen, do të përpiqem që të fitoj përvojë, sepse na duhet, sa më shumë aq më mirë.   Si ishte boksi në Amerikë?  Sevdail Sherifi: Vërtetë shumë mirë. Krej ndryshe preh boksit në europë. Shumë i fortë. Sevdail Sherifi - 5 Nëse të jepet mundësia, a do të rrish në USA për sportin e boksit, apo do të rrish në europë?  Sevdail Sherifi: Pyetje, që vërtet më duhet ta mendoj për ca sekonda. Pas meçit, që do ta kem më 20 prill të këtij viti, do ta kem një bised me kompaninë e boksit "Dovolani Boxing" dhe aty, do të vendoset dhe të firmoset kontrata për ta vazhduar karrierën dhe jetën në SHBA. Mbetet, të shikohet në vazhdim.   Je i kënaqur me gjitha ushtrimet që ke përfituar në USA?  Sevdail Sherifi: Po plotësisht, kam përfituar shumë nga ato ushtrime.   "Kam kontaktuar dhe bashkëpunuar me tranjerin Pascal Accardi" Me tu kthyer në Zvicër, a keni kontaktuar me tranjerin tuaj? Sevdail Sherifi: Po kam kontaktuar me tranjerin Pascal Accardi, i cili gjithmonë më mbështet në çdo meç, që e kam pas dhe i fola për ushtrimet dhe përvojë që e kam fituar.   A është i kënaqur tranjeri juaj me përvojen qe e ke fituar në USA? Sevdail Sherifi: Është shumë i kënaqur. Pasi që u ktheva në Zvicër dhe menjëhere bëra disa stërvitje dhe ai e pa, se vërtet kam punuar, e këtë ma tha menjihere, se mirë, paske arritur suksese, e tash, na presin sukseset edhe më të mëdha.   Sipas disa burimeve tona, ju do të boksoni në një stadion, ku kanë boksuar boksierët më të mëdhenj të botës, si legjenda e boksit Muhamed Ali, pra në Madison Square Garden. Sa është e vërtetë?  Sevdail Sherifi: Ështe plotësisht e vërtet. Kjo ka qenë afër tre jave në bisedë, por nuk deshta ta publikoj, para se të më vjene kontrata. Pra, para dy ditëve, më erdhe lajmi që u konfirmua atje në New York nga stadiumi "MSG" dhe nga kompanitë e boksit. Sevdail Sherifi - 6 Na informosh, nëse mundesh, se kush ja bëri këtë ofertë? Sevdail Sherifi: Sa qëndrova në New York, kisha një takim me kompanin "Dovolani Boxing", është një staf prej katër personash, ku pata një takim me Ajet Dovolanin, vallëtari i njohur Tony Dovolanin, Rizvan Dovolani dhe Louis LaRoses. Nga kjo kompani kamë marrur këtë ofert. Jam shumë i lumtur. Kur jam takuar me këta yje, përfitova mbështetje dhe vërtet u gëzova shumë, kur pashë me sy, se vëllezërit tanë në SHBA, kanë fituar shumë emër dhe emrin tonë shqiptarë, po e shpërndajnë për të mirë jo vetëm në SHBA, por në gjithë botën, kjo është mbi të gjitha edhe unë, dua, që përmes boksit, përmes këtij sporti që e dua gjithmonë e kam dashur dhe do ta dua, kam mbështejt nga prindërit, nga bashkëshortja, vëllezërit dhe nga e gjithë familja e miqtë kudo që i kam, që emrin e Preshevës dhe gjithë shqiptarisë ta dërgoj, aty ku e ka vendin, pra në suksese. Ne e duam sportin në përgjithësi dhe padyshim, se sukseset nuk do të na mungojnë. Kemi shumë legjenda në boks, e kemi Aziz Salihun, Luan Krasniqin etj, etj.   Kur konkretisht do të shkoni në këtë garë, pra kur do të mbahet? Sevdail Sherifi: Meqi do të zhvillohet më 20 prill, por për përgaditje, do të jem në New York dhe këtë të diele do të nisem.   A do të duhej që të ushtronit ende? Sevdail Sherifi: Po, gjithsesi, ushtrimet nuk ndalen kurr. Sidomos për këtë meç, më duhet edhe më shumë të ushtroj. Gjithmonë e kam marrur kundërshtarin seriozisht dhe nuk guxon të më ikë, as një minutë, pa ushtruar, që të dal fitues. Dhe kam besim tek vetja, se do ja arrijmë, falë edhe mbështetjes së madhe që kam edhe në SHBA.   Po, keni përkrahje nga shteti zviceran? Sevdail Sherifi: Jo për momentin nuk kam përkrahje as nga shteti zviceran dhe i Kosovës, por besoj, se do te vije. Kam shumë besim, se shteti zviceran, si gjithmonë edhe kësaj here, do të del në përkrahje, por, më duhet të kontaktoj me kryesorët, edhe unë dhe tranjeri im dhe pastaj shikojmë rezultatet konkret. Zvicra, gjithmonë ka qenë dhe është për ndihmë, prandaj, besoj shumë, se do të më ndihmoj, që të eci te para, se kuptohet, për të arritur në suksese, po duhen edhe mjetet financiare. E sot, gjithçka është bërë e shtrenjtë, por, vullneti tek unë nuk mungon, e të tjerat vijnë. Edhe tek shteti i Kosovës, pres ndihma të ndryshme, padyshim, se do të marrë përkrahje, kam shumë besim, e do të shohim në të ardhmen, unë asgjë konkrete nuk kam kërkuar as nga Zvicra, por as nga Kosova. E kam ndërmend, në të ardhmen, e do të shikoj. Falënderoj jashtëzakonisht shumë prindërit e mi dhe familjen time në përgjithësi, që nuk kursejnë për mua e unë besoj, se një ditë do i përgjigjem me sukseset e mia, që jam duke ecur mirë. Sevdail Sherifi - 7 Do të jeni shqiptaro zvicerani i parë, që do të boksoni në këtë garë?  Sevdail Sherifi: Prej shqiptarëve kanë boksuar edhe dy boksierë të tjerë para meje, si Elvir Muriqi dhe Naim Terbunja, që  të dy kanë boksuar për dorëzën e artë në "Madison Square Garden" dhe jam shumë i lumtur, që marrë përvojën dhe emocionet nga dy vëllezërit e mi, e kjo është më e lehtë për mua shpresoj dhe i falënderoj shumë, që më kanë përkrahur dhe po më përkrahin, ndërsa nëse shikohem si zviceran, po sipas informacioneve që i kam, do të jem i pari, që do të paraqitem atje.   Po, si ju pritën bashkëkombasit tanë këtu në Zvicër? Sevdail Sherifi: Në fillim kur kanë dëgjuar për këtë ndeshje, kanë qenë të gjithë të habitur, ashtu sikurse unë, habi për të mirë. Por, tash kam një përkrahje shumë të madhe prej të gjithëve. Kjo, vërtet, më jep forcë edhe më shumë. Kam shumë besim, se në prill, do të kem shumë bashkëkombas nga Zvicra, që do të vijnë në SHBA, e ndërsa në Amerikë, padyshim, se do të vijnë përplot shqiptarë, sepse kur e shoh flamurin kombëtarë, të jeni të bindur, se më vjenë forca edhe më e madhe në ring.   Nëse nuk është sekret, a na tregoni, se me kend do të ushtroni për këtë meç? Sevdail Sherifi: Me kënaqësi do ju njoftoj, se do të përgaditem në New York me Fernely Feliz.   A dihet kush do të jetë kundërshtari juaj? Sevdail Sherifi: Jemi ne bisedë me boksierin amerikan Joshua Harris.   Ku do ta shohim Sevdailin pas këtij meçi? Sevdail Sherifi: Shpresoj, që pas këtij meçi, do të zhvilloj edhe më shumë meçe në Amerikë, ku edhe do të qëndroj aty për një kohë.   Jeni për të fituar tituj, apo sa për të bërë dollarë, apo euro dhe pastaj të largohesh? Sevdail Sherifi: Edhe ju gazetarët si jeni. Jo, i nderuar, nuk jam vetëm të fitoj para, por sigurisht, që synimi dhe dëshira ime është titulli botëror në kategorin "Cruiser", po besa edhe paret janë të mira, por sa për të mbajtur familjen time dhe të merrem në të ardhmen me boks dhe të kem një klub, që kurrë të mos largohem nga boksi, por të nxjerrim gjenerata të reja, se ne shqiptarët, kemi shumë sportista të mirë, pra në gjen e kemi mendoj, sportin, talentin për sporte të ndryshme.   Çka do të kërkosh nga bashkatdhetarët tanë, që kur të boksosh në Amerikë? Sevdail Sherifi: Pres shumë shikus, kam shumë besim se do të vijnë dhe unë do të mundohem, që të mos i zhgënjej. Dua, që ta bëjmë stadiumin "Madison Square Garden", të tërin KUQ E ZI, sepse edhe zemra ime është krej flamur dhe gjatë meçit, kur ndjehem keq, e këndoj hymnin dhe forca padyshim se më vjenë, sepse kam besim gjithashtu në perendi dhe asnjëherë, besoj, se nuk do të dal nga ringu me kokën poshtë, por gjithmonë lart. E kam besimin e plotë dhe falënderoj edhe perendinë, që deri më tash, më ka dhënë forcën, diturinë dhe mundësinë. Sevdail Sherifi - 2 Pasi erdhët nga Amerika, u ndalët në Bruksel dhe aty protestuat, pra jeni edhe një patriot?  Sevdail Sherifi: Jam krenarë që jam shqiptarë dhe në tokën tonë në Preshevën shqiptare askush nuk mund të na frigoj. Ne jemi shqiptarë, kemi qenë dhe do të mbetemi. Ata lapidarin e morën, por tokën nuk munden ta marrin dhe as idetë tona kombëtare nuk munden të na marrin. Shpresojmë shumë, se gjithë ata xhandarë, ushtarë, e paralamilitarë, që janë në ato treva shqiptare, të largohen sa më shpejt, dhe të lej që të marrin ajër lirshëm edhe ato male shqiptare! Jam patriot, por nacionalistë nuk jam, se patriot është mirë të jesh, por jo të urresh kombet tjera. Po, kam protestuar dhe do të protestoj gjithmonë kundër padrejtësive. Ne jemi për paqe, asnjëhere, sa e di une, sa kam lexuar, kurrë nuk kemi luftuar ndonjë shtet, apo komb, por vetëm, se na kanë luftuar.   A do ta bësh ndonjë meç në Preshevë, Medvegjë apo Bujanoc? Sevdail Sherifi: E tash, ma bëre një pyetje, që mu dridh gjithë trupi nga emocionet, sepse siç e dini, unë vij nga fshati Tërnav i Preshevës, fshat shumë i bukur, por në përgjithësi Presheva është shumë e bukur. Po, ajo është dëshira ime më e madhe, që të boksoj para vëllezërve të mijë, atje ku mu rrit baba, gjyshi e stërgjyshi.   Nuk jam lokalist, por vërtet, shumë e dua vendin tim, Presheva është vend i shenjtë. O sa më merr malli. Nëse jam gati dhe i përgaditur, dua që në Preshevë, të boksoj për titullin e botës. Por, për me ndodh kjo, më nevojitet një ndihmë nga vetë komuna e Preshevës, e që shpresoj shumë, se do të jetë pozitive.   Nëse do të fitosh në ato gara në USA, a do ta sjellësh medaljen në vendlindje? Sevdail Sherifi: Sigurisht qe po. Fitoret e mia janë edhe të gjithë shqiptarëve.   Me kend, do të jesh më së shumti dëshirë të boksosh? Sevdail Sherifi: Nuk ka rëndësi shumë, se kush do të jetë, çdo kundërshtarë është njësoj. Secili, donë të më nokautoj. Çdo kundërshtarë e shoh me të njejtën shikim dhe kam vetëm një mendje për ate, që e shoh përpara meje! Sevdail Sherifi - 4 Kur, konrektisht, do të shkosh përsëri në Amerikë dhe sa do të qëndrosh atje?  Sevdail Sherifi: Të dielën e ardhshme më 3 mars, do të udhëtoj në New York, e atje, do të qëndroj njëherë deri në maj. Dhe pastaj, do të vendoset për karrierën time. Nëse, meçi do të jetë i mir dhe do ta fitoj atëhere, do të vendoset për të gjitha. Dhe unë jam i përgaditur, që ta fitoj ndeshjen dhe ti gëzoj të gjith shqiptarët! Sevdail, suksese, se e diela po afrohet, që do të udhëtosh përsëri në Amerikë dhe gjitha të mirat, presim suksese dhe shpresojmë, përsëri do të kontaktojmë, sepse, deri në meçin e prillit, ka edhe dy muaj dhe do na interesonte, që të mësojmë, më shumë për përgaditjet tua.  Sevdail Sherifi: Ju falënderoj shumë, që po më përkrahni. Përshëndetje gjithë lexuesve tuaj. Intervistoi: Dashnim Hebibi
Shaip Kamberi: Lugina kërkon reciprocitet
Sadriu: Lugina të jetë e prerë në kërkesat e veta me Beogradin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration