Sadriu: Ditëve në vijim ju njoftoj për zgjedhjet brenda PDSH-së
Lokale

Sadriu: Ditëve në vijim ju njoftoj për zgjedhjet brenda PDSH-së

07.Dec.2020 10:38
0

Kandidati për keyetar të PDSH-së, Ilir Sadriu ka reaguar ndaj zgjedhjeve që u zhvilluan brenda këtij subjekti.

Ky është postimi i tij në facebook:

 

Të nderuar aktivist, anëtar e simpatizant të Partisë Demokratike Shqiptare,

Të respektuar delegate të Kuvendit të VII-të zgjedhor,

Të dashur anëtar të Komisionit zgjedhor të PDSH-së

Më lejoni që të shfrytëzoj rastin për t’iu falenderuar për angazhimin dhe kontributin tuaj të dhënë gjatë procesit zgjedhor brendapartiak.

Për shkak rrethanave të situatës së jashtëzakonshme, shpërndarja dhe grumbullimi materialit të këtij procesi zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të përgjithshëm të Partisë dhe Këshillit qendor u realizua sipas udhëzuesit të pëpiluar nga Komisioni Statutar i PDSH-së, në të cilin parashiheshin edhe të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e delegatëve pjesmarrës në kushte pandemie.

Gjatë procesit zgjedhor në këtë garë të pabarabartë u shfaqën disa parregullsi dhe manipulime, të cilat rrënojnë besimin dhe kredibilitetin e këtyre zgjedhjeve.

Lidhur me këto parregullsi dhe manipulime do të parashtrohet ankimim pranë Komisionit zgjedhor të Partisë, në afatin e paraparë kohorë.

Ditëve në vijim do të ju njoftoj me vendimin të cilin do të merr Komisioni zgjedhor lidhur me ankesën që do të parashtrohet, ndërsa pavarësisht rezultatit të këtij procesi zgjedhor, angazhimi dhe përpjekja ime do të mbetet aktive për ripërtëritje të mirëfilltë të PDSH-së dhe rikthimin e saj si Partia e parë në Preshevë.

Me respekt,

I Juaji, Ilir Sadriu
Kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare

Në Komunën e Bujanocit edhe 48 raste aktive, ky është numri i të prekurëve nga fillimi i pandemisë
SARS-CoV-2 arrin në tru përmes mukozës së nuhatjes
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration