Rumania rrëmben çmimin e parë në Preshevë (foto)
Në Shtëpinë e Kulturës "Abdullah Krashnica" në Preshevë është mbajtur edicioni i 3-të i konkursit ndërkombëtarë të fotografisë artistike "PreFoto". Edicioni i tretë i këtij konkursi ndërkombëtar të fotografisë me karakter garues ka nxjerrë fitues Tudor Vintiloiu nga Rumania, i cili fitoi çmimin e parë me fotografinë “Early Birds” (zogjtë e hershëm). [caption id="attachment_97429" align="aligncenter" width="628"]Fitues i çmimit të parë – Tudor Vintiloiu ( Rumania ) “Early Birds” (Zogjtë e hershëm)[/caption] Në mesin 46 fotografive konkuruese në “PreFoto” çmimin e dytë e rrëmbeu artisti nga Kosova, Fahredin Spahija, me fotografinë “Xhaxhai im”, raporton Titulli. [caption id="attachment_97430" align="aligncenter" width="627"] Fituesi i çmimit të dytë – Fahredin Spahija (Kosovë) “Xhaxhai im”[/caption] “Sytë komunikues” ishte imazhi tjetër që siguroi vendin e tretë, fotografi kjo e Iden Temalit nga Shqipëria. [caption id="attachment_97431" align="aligncenter" width="611"] Fituesi i çmimit të tretë – Iden Temali (Shqipëri) “Sytë komunikues”[/caption] Juria, në mbrëmjen e konkursit ndërkombëtar të zhvilluar të shtunën në Preshevë ndau edhe çmimin special i cili i takoi Arton Humollit nga Kosova, me fotografinë “Shqiponja ime”. [caption id="attachment_97432" align="aligncenter" width="627"] Fituesi i çmimit special - Arton Humolli (Kosovë) “Shqiponja ime”[/caption] Edicioni i tretë i konkursit ndërkombëtar “PreFoto” është mbështetur nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Qeverinë e Shqipërisë Erion Veliaj, i cili personalisht mori pjesë në këtë organizim. Konkursi ndërkombëtar i fotografisë “PreFoto” për tre vite me radhë që organizohet në Preshevë, ka arrit të mbledhë artistë të shumtë nga rajoni e bota./Titulli.com/