Përurohet rruga e Breznicës, amaneti i Komandant Lleshit me ushtarë çohet në vend (video)
Lokale

Përurohet rruga e Breznicës, amaneti i Komandant Lleshit me ushtarë çohet në vend (video)

25.Nov.2013 19:50
0
Qindra qytetarë të komunës së Bujanocit morën pjesë në përurimin e rrugës së asfaltuar që lidhë Breznicën me qendrën e kësaj komune, Bujanocin. Me daulle e flamuj kombëtar banorët e Breznicës takuan qytetarët nga komuna e Bujanocit me në krye udhëheqësinë komunale, në hapjen zyrtare të rrugës së re që ka një gjatësi prej 6 kilometrave. Të përqafuar si vëllai me vëllain, ata uruan njëri tjetrin për këtë arterie të re që në masë të madhe lehtëson jetën e qytetarëve të Breznicës dhe tërë Malësisë së Bujanocit. “Sot është një ditë e madhe pasi po lidhim qytetin e Bujanocit me Malësinë. Kjo rrugë e cila me vite ka qenë nevojë jo vetëm e banorëve të Breznicës, por edhe e Muhocit, Çarrit, Zarbincës, Novo Sellës dhe shumë vendbanime tjera të Malësisë së Bujanocit, por ka qenë nevojë edhe e Bujanocit, Tërnocit, Letovicës, Konçulit, Lluçanit, Bilaçit , Samolicës dhe shumë vendbanimeve tjera të kësaj komune”, u shpreh kryetari i komunës së Bujancit Nagip Arifi pas prerjes së shiritit që shënoi edhe hapjen zyrtare të rrugës. Arifi tha se “kjo rrugë ka qenë amanet i Komandant Lleshit dhe detyrë e ish ushtarëve të UÇPMB-së, se duhet ta lidhim Malësinë me qytetin e Bujanocit”, raporton Titulli. Kryetari i Kuvendit Komunal Jonuz Musliu në fjalimin e tij para masës së tubuar tha se “sot pas 13 viteve të ndërtimit të urës nga banorët e fshatit Tërnoc dhe me punën e ushtarëve të UÇPMB-së, tani u realizua ky projekt, dëshirë e kamotshme dhe vullnet i qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”. “Pas shumë përpjekjesh që kemi bërë deri më tani, sot më 25 nëntor po kurorëzohet projekti më gjigant për tërë Malësinë dhe komunën e Bujanocit. Me të vërtetë që ky është simbol i bashkimit kombëtar, sot po realizohet amaneti, përpjekja, vuajtjet, dhimbjet e gjithë dëshmorëve tanë dhe të gjithë atyre që u përpoqën deri në ditën e sotme”, u shpreh Këshilltari në Kuvendin Komunale nga fshati Breznicë, Shpend Xhelili. “Bashkimin kombëtar” nga rruga e Breznicës e deri në Shqipëri i urojë të gjithë qytetarëve edhe babai i Komandant Lleshit, Hysen Qazimi, duke theksuar se rruga e sapo ndërtuar është rrugë e bashkimit. Për rrugën e sapo përuruar, qytetarë të shumtë shprehën gëzimin dhe urimet për njëri tjetrin, duke falënderuar edhe udhëheqësinë komunale, sidomos kryetarin Nagip Arifi që realizoi premtimin që e kishte dhënë. Punimet në rrugën Tërnoc-Breznicë me një gjatësi prej rreth 6 kilometrave, filluan në korrik të vitit 2012, menjëherë pas zgjedhjeve lokale ku Partia Demokratike e udhëhequr nga Nagip Arifi doli fituese. Në këtë rrugë janë investuar rreth 120 milionë dinarë, ndërsa kompania e kontraktuar për kryerjen e punimeve në këtë terren malor ishte “Saba Bellça” nga Presheva./Titulli.com/ http://youtu.be/rSFzizi4MCc
Presheva proteston për 28 nëntor
Rumania rrëmben çmimin e parë në Preshevë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration