Rrëfimi i Enverit nga Bujanoci, njeriut që bart kufomat nga Zvicra në Kosovë (video)
Enver Fazliji, shqiptari i cili drejton një kompani që ofron shërbime funerale për myslimanë dhe të tjerë, flet për albinfo.ch.Në pamje të parë të jep përshtypjen e një njeriu të qetë e fjalëpakë. Por gjatë takimit, në minutat e parë ma bën me dije se i pelqen te flasë shumë, jo nga ndonjë shprehi, po për shkak se puna që e bën, ia pamundëson një gjë të tillë.
Ky është Enver Fazliji, shqiptari i vetëm në Zvicër që drejton një kompani varrimesh për myslimanë. I lindur në Letovicë të Bujanocit, Enveri në moshën 6 vjeçare vjen në Zvicër me familje për bashkim familjar me babain. Pas shkollmit të obligueshëm fillor, ai ndjek shkollimin profesional për bibliotekist dhe arkivist në Bibliotekën e Solothurnit.
Po çfarë ndërlidhje ka shkollimi i tij me punën që bën?
Babai i Enverit, Naimi, një mysliman i devotshëm, prej kohësh bënte pastrimin dhe përgatitjen e kufomave myslimane për sipërmarrje tjera. Por vështirësitë me të cilat u përball Enveri me rastin e vdekjes së gjyshes së tij, bënë që të mendonte për një punë tjetër, që do t`ua lehtësonte punën njerëzve në rastet e vdekjes në vend te huaj.
70 për qind të kufomave barten përmes Aeroportit të Cyrihut
Edhe pse ishte duke punuar në profesionin e tij, në vitin 2005 themelon kompaninë e tij “Ahireti”, në Bellach të Solothurnit që ofron shërbime funerale, e më pas edhe i përkushtohet në tërësi kësaj pune. “Në vitin e parë të punës, kemi pasur vetëm 4 kufoma” tregon Enveri për fillet e punës së tij, përderisa ndër vite numri është rritur dukshëm. Kështu, vetëm në vitin 2016 ka pasur 250 kufoma, të cilave u është dashur t`u kryheshin të gjitha procedurat si pranimi dhe pastrimi i kufomës, konform riteve fetare, rregullimi i dokumentacionit të nevojshëm e deri tek dërgimi në aeroport e udhëtimi për në vendet përkatëse. Siç rrëfen Enveri, 70 % e kufomave që dërgohen nga Aeroporti i Cyrihut, destinacion kanë vendet e Ballkanit, shumica e tyre Prishtinën. E kjo, sipas tij ndodh zakonisht me gjeneratën e parë të emigrantëve që kanë dëshirë të varrosen në atdhe. Por ai shpreson që gjeneratat e reja do ta marrin në konsideratë edhe varrimin në Zvicër, ku tashmë janë mbi 30 lokacione në të cilat mund të varrosen edhe myslimanët.
Ka bartur edhe katolikë dhe ortodoksë
Por duke qene i vetmi shqiptar në Zvicër që merret me këtë punë, ai ka pasur si klientë edhe nga konfesionet e tjera fetare, si katolikë apo ortodoksë. Për Enverin, kjo gjë nuk prish punë, ai i trajton të gjithë me respekt të njejtë dhe dinjitet. Por duke qenë se klientët më të shumtë të tij janë myslimanë, Enveri është shpesh në një luftë me kohën. Dihet që sipas ipas traditave islame, një njeri i vdekur duhet të varroset brenda 24 orëve, por kjo gjë megjithatë nuk është e mundur në Zvicër për shkak të procedurave. Kështu që ai ia del që kufoma të arrijë në vendlindje brenda 48 orëve.
Si njeri mjaft i suksesshëm në punën e tij, e një shembull i mirë i integrimit në Zvicër, gjatë punës së tij viziton institucione të shumta për rregullimin e dokumentacioit të nevojshëm. E tashmë shpesh herë i ndodh që në këto vende të ketë punë pikërisht me bashkëpatriotët e tij shqiptarë, gjë që e bën krenar tej mase.
Edhe pse që nga viti 2005, deri më tash është marrë me riatdhesimin e afër 1400 kufomave, ai thotë të ketë pasur një vijë të qartë ndarëse në mes të punës dhe jetës së përditshme, sepse rastet që sheh ndonjëherë mund edhe të ndikojnë në jetën e tij private.
Peripecitë me kufomën e refugjates siriane
Por Enveri gjatë punës së tij ka pasur shpesh edhe peripeci në riatdhesimin e kufomës. I tillë ishte rasti i vdekjes së një refugjateje siriane. Pasi që e ndjera nuk kishte lejeqëndrim të rregulluar në Zvicër, automatikisht i ndalohej varrimi në vend. Vështirësia tjetër ishte embargoja e fluturimeve për në Siri, gjë që pamundësonte dërgimin e saj në atdhe. Por Enveri, duke hulumtuar kishtë rënë në kontakt me Kryqin e Kuq Zviceran, që ia mundësuan dërgimin e kufomës deri në Liban. E që nga aty Kryqi i Kuq Libanez, në mënyrë pothuajse klandestine, kishte arritur disi të fuste arkivolin në Siri, duke ia mundësuar kështu varrimin. “Ishte një dramë e vërtetë” thotë Enveri për këtë rast, por ai shprehet i kënaqur që kishte arritur të bënte punën e tij, e që në raste të tilla, nuk është aspak e lehtë.
Muaj më vonë, një produksion filmik, merr në telefon Enverin për ta pyetur lidhur me këtë rast. Pasi që ai u tregon se ishte i përfshirë personalisht në këtë ngjarje, produksioni dakordohet që Enveri të marrë pjesë në film. Nga 27 skenat që kishte filmi gjithsje, ai është protagonist në 3 syresh. Pasi që filmi është në fazën e postproduksionit, të dhënat për të janë sekrete, por dihet që premierën do ta ketë në festivalin e filmit te Toronto.
Krenar me punën që bën
Deri më tani puna e Enverit është pasqyruar mjaft shumë në mediat zvicerane, ku pos gazetave të shumta, për të ka pasur reportazhe edhe ne televizionin publik të Zvicrës. Projekti i radhës është filmi dokumentar nga SRF, një projekt afatgjatë ky, premiera e cilit pritet të jepet gjatë këtij viti. Enveri e pranon se puna që bën është mjaft e vështirë dhe shumë stresuese, por siç thot populli ”Pa kasap nuk bën, po Kasap mos u bë”, prandaj edhe shërbimet e tij duhet t`i bëjë dikush. Por ai ndjehet krenar me punën që bën. Pos respektit të fundit për të vdekurin, përfshirë këtu të gjitha ceremonitë fetare, ai ndjehet mëse i kenaqur nese me punën e tij ka arritur që sado pak të zbusë dhembjen e familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre.
Pjesë e filmave të suksesshëm
Deri më tani puna e Enverit është pasqyruar mjaft shumë në mediat zvicerane, ku pos gazetave të shumta, për të ka pasur reportazhe edhe ne televizionin publik të Zvicrës. Projekti i radhës është filmi dokumentar nga SRF, një projekt afatgjatë ky, premiera e cilit pritet të jepet gjatë këtij viti.
http://www.albinfo.ch/rrefimi-i-enverit-njeriut-qe-bart-kufomat-nga-zvicra-ne-kosove/