Preshevari, Emurllah Junuzi arrinë vendin e parë në garat e Kik Boks në Zvicër
Emurllah Junuzi 14 vjeçar, me prejardhje nga Rahovica e Preshevës por që jeton në Mels të Zvicres për herë të parë e prezantoi vetën para garave rajonale të organizuar nga Kampfsport Bujutsu Mels të Zvicres.Në garat "Kik Boks" në Unterterzen të Zvicrës ku kanë marrë pjese më se 200 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Zvicrës, shqiptari Emurllah Junuzi u ndesh në kategorinë Jungendliche Amateur-profi Kampfk dhe mori vendin e parë.
Junuzi karrieren e tij e filloj në moshen 11 vjeçare gjate trajnimeve të mbajtur me trajnerët e tij Mahir Hanli dhe Kemal Hanli që nga ai moment deri më tani Emurllah Junuzi ka fituar në vitin 2016 , 2 Medalje të arta dhe 3 Diploma ku i takoi vendi i parë. Ai është po ashtu një ndër nxënësit më të mirë në shkollat e Melsit të Zvicres./syriblue/