Rruga Tërnoc - Breznicë mbyllet për qarkullim
Lokale

Rruga Tërnoc - Breznicë mbyllet për qarkullim

14.Aug.2012 15:40
0
Nga dita e sotme rruga e cila shpie në fshatin e malësisë së Bujanocit, në Breznicë, është e mbyllur për qarkullimin e automjete për shkak punimeve që po bëhen në te. Drejtori i Drejtoratit për Ndërtim në Bujanoc, Agim Haliti, tha se rruga në fjalë do të mbyllet përkohësisht për komunikacion për shkak të përgatitjeve për minim në disa pjesë të kësaj rruge. “Rruga do të mbyllet nga të dy anët, prej minierës së dikurshme e deri në hyrje të Breznicës së Poshtme”, i tha Titullit drejtori Haliti. Sipas tij, qarkullimi do të jetë i ndaluar nga dita e sotme (14.08.’12) e deri të shtunën në mbrëmje (18.08.’12). Gjatë kësaj kohe, “Saba Bellca” nga Presheva, kompani kjo e kontraktuar për kryerjen e punimeve, do të bëjë shpimin dhe më pas shpërthimin me dinamit të pjesëve të kësaj rruge që nuk mund të rrafshohen dhe zgjerohen me anë të ekskavatorëve. “Mbyllja e kësaj rruge për komunikacion bëhet për shkaqe sigurie dhe se ajo do të hapet sërish  për të gjithë qytetarët në ditën e Bajramit”, tha për Titullin Haliti. Për punimet në fjalë janë njoftuar edhe stacioni policor në Bujanoc, të cilët kanë thënë se do të jenë prezent në vend të ngjarjes gjatë kryerjes së këtyre punimeve./Titulli.com/
Presheva, qyteti i të rinjve
KDNJ: Faza a dytë e kursit nga shtatori
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration