Lokale
Presheva, qyteti i të rinjve
Zyrës për të rinj të Komunës së Preshevës, me rastin e paraqitjes në konkursin “Qyteti i të rinjve 2012”, ngjarje e organizuar nga ana e Iniciativës qytetare në partneritet me një numër të madh të organizatave vendore e ndërkombetare, si Ministria e Rinise, OSBE, Kombet e Bashkuara,Delegacioni Evropian, USAID, NALED,ISC, këtë vit i ndahet çmimi kryesor si “Qyteti i të rinjve 2012” në kategorinë e vetqeverisjeve lokale për ndarjen e hapsirave publike, iniciativave rinore në bashkësi.
Në pranimin e çmimit prezent ishin Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe përfaqësuesi i zyrës për të rinj Avni Aliti.
Komuna e Preshevës vitin e kaluar në kuadër të projektit të mbështetur nga ana e programit të Kombeve të Bashkuara PBILD, ka ndarë një haspirë për Klubin për të rinjë, ku me ndarjen e këtij çmimi i vërtetohet kontributi i përgjithshëm në përmirsimin e pozitës së të rinjve në nivelin lokal, njëherit ky çmim është inkurajim që në të ardhmen të punohet edhe më shumë në ngritjen dhe përmirsimin e pozitës së të rinjve.
Urime të gjithë të rinjve të Komunës së Preshevës, çmimin “Qyteti i të rinjve 2012”, thuhet në njoftimin e Zyrës për të Rinj, Ilir Sadriu bashkëpuntorë/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!