KDNJ: Faza a dytë e kursit nga shtatori
Lokale

KDNJ: Faza a dytë e kursit nga shtatori

14.Aug.2012 09:39
0
Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, po zhvillon kurs të informatikës për grupmoshat e reja të personave me aftësi të kufizuara, sidomos atyreve me dëmtime fizike. Kursi i cili ka për qëllim aftësimin e këtyre kategorive me punën e kompjuterëve do të vazhdoj edhe me fazën e dytë që nga shtatori. Kursi organizohet në bashkëpunim me “Shoqatën e personave me aftësi të kufizuara” të Preshevës, si vijueshmëri e projektit të KDNJ-së që ka për qellim ngritjen profesionale dhe kapacitetet për personat me aftësi të kufizuara të Preshevës dhe Bujanocit, projekt ky që mbështetet nga programi PBILD i Kombeve të Bashkuara. Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka hapur edhe dy klube për persona më aftësi të kufizuara në Preshevë dhe Bujanoc, të cilët kanë për synim zhdukjen e barrierave dhe ngritjen profesionale të personave me aftësi të kufizuara, thuhet në njoftimin e KDNJ-së./Titulli.com/
Rruga Tërnoc - Breznicë mbyllet për qarkullim
Preshevë: Për një javë tre vendbanime janë pa rrymë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration