Rruga qarkore Tërnoc-Bujanoc mbyllet për qarkullim
Për shkak të punimeve që do të zhvillohen në këtë rrugë ajo do të jetë e mbyllur për komunikacion nga e mërkura deri të premten.“Njoftohen qytetarët e komunës së Bujanocit se prej ditës së nesërme (e mërkurë ), 28.10.2015 nga ora 10:00 do të jetë e bllokuar rruga transit që lidh fshatin Tërnoc me rrugën e Gjilanit, për shkak të asfaltimit të kësaj rruge. Rruga do të jetë e bllokuar për dy ditë, kurse do të lirohet për qarkullim prej ditës së premte, më datë 30.10.2015”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i kryetarit të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Me këtë rast nga qytetarët kërkohet mirëkuptim, duke u lutur që brenda kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative, kurse për autobusat edhe kamionët preferohet të shfrytëzohet rruga përmes fshatit Turi. /Titulli.com/