Në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe pas reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit.
Sipas banorëve të këtij fshati askush nuk po interesohet për mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit, nga të cilat po rrezikohet edhe shëndeti I banorëve.
Leon Ramadani ka dërguar portalit Titulli disa fotografi, të cilat tregojnë gjendjen e mjerueshme të ujërave të zeza në këtë fshat dhe sipas tij është hapur një gropë e madhe para 7 ditëve dhe e cila po shembet çdo ditë e më shumë dhe gjithashtu po rrezikohet rrëzimi i një muri dhe një shtylle elektrike të cilët gjenden afër kësaj grope.
Banorët e këtij vendbanimi kanë apeluar te organet kompetente lokale për marrjen e masave adekuate për parandalimin e rreziqeve më të mëdha për banorët./ Leon Ramadani/Titulli.com/