Nagip Arifi, zyrtarisht kryetar i komunës së Bujanocit (video)
Lokale

Nagip Arifi, zyrtarisht kryetar i komunës së Bujanocit (video)

11.Jun.2012 17:27
0
Në godinën e komunës së Bujanocit, sot zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i postit të kryetarit të komunës dhe kryetarit të kuvendit komunal të Bujanocit. Nga sot kryetar i komunës së Bujanocit do të jetë Nagip Arifi , ndërsa  kryetar i Kuvendit Komunal Hajredin Hyda. Nagip Arifi sot zyrtarisht ka marrë postin e kryetarit të komunës së Bujanocit dhe ka zëvendësuar kryetarin e deritanishëm Shaip Kamberi. Kryetari Arifi, ishte shoqëruar nga dhjetëra anëtarë të Partisë Demokratike dhe simpatizues të saj, të cilët ishin nisur nga selia e partisë drejt godinës së komunës së Bujanocit. Atmosfera e pranim-dorëzimit të postit të kryetarit të komunës së Bujanocit kaloi në një atmosferë të qetë  dhe shoqërore, ku ish kryetari Kamberi ka pritur në zyrën e tij Nagip Arifin. Shaip Kamberi, pasi ia dorëzoi Arifit çelësat e zyrës dhe vulën e komunës i shpjegoi edhe për ecurinë e projekteve të cilat akoma s’kanë përfunduar. Kryetari i ri i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i emocionuar nga detyra e re falënderoi votuesit e subjektit të tij dhe gjithë ata që mbështetën rrugëtimin e tij deri në këtë ditë. “Ne do të fillojmë me punë që nga dita e sotme dhe do të mundohemi të punojmë në të mirën e qytetarëve, sepse ata na dhanë besimin që të kemi një administratë funksionale dhe në dobi të tyre”, tha Arifi. Gjithashtu gjatë ditës së sotme është bërë pranim-dorëzimi edhe i postit të kryetarit të Kuvendit Komunal, nga Jonuz Musliu tek kryetari i ri Hajredin Hyda i emëruar nga kuvendi komunal në seancën e mbajtur më 8 qershor. Hajredin Hyda, kryetar i Kuvendit Komunal ka falënderuar ish kryetarin Musliu dhe këshilltarët e përbërjes së kaluar të Kuvendit  për punën e tyre. “Unë do të mundohem të jem kryetar për të gjithë këshilltarët dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të  Bujanocit”, deklaroi  Hyda. Komunën e Bujanocit gjatë katër viteve të kaluara e ka udhëhequr Shaip Kamberit, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, ndërsa Kuvendin Komunal Jonuz Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik. Në zgjedhjet lokale të  e 6 majit, Partia Demokratike ka fituar 12 mandate në përbërjen e re të Kuvendit Komunal, nga gjithsejtë 41 këshilltar./Titulli.com/

http://youtu.be/0V-PRlFCOy4
Presheva me vetëdije të ulët për mbrojtjen e ambientit
Rrezikohen banorët e Tërnocit nga ujërat e zeza
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration