titulli.com
Lokale

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit edhe në Kumanovë

11.Jun.2012 08:54
0
Në Kumonavë është bërë themelimi i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit që si qëllim e ka humanitetin. Të dielën ka filluar me punë QSA në Kumanovë të Maqedonisë, e cila nga ky moment ka shtrirë rrjetin e saj edhe më shumë, raporton Titulli. Qëllimi i saj është afrimi i ndihmave të llojllojshme për rastet sociale në komunën e Kumanovës dhe të Likovës. Tani kjo shoqatë do të jetë pjesë e të njëjtës organizatë që me degët e saj vepron në Belgjikë, Zvicër, Gjermani dhe Preshevë. Sipas informacioneve nga QSA në Preshevë, dega e kësaj organizate në Kumanovë ka paraparë të implementojë një numër të aktiviteteve, si: ndërtimi i shtëpive për të varfrit, projekti bukë dhe shpresë për familjet skamnore, projekti rreze drite e shpërndarjes së karrocave për invalidët e varfër, ndihma e nxënësve dhe studentëve të varfër etj. Financimi i kësaj shoqate bëhet nga popullata shqiptare që jeton dhe vepron në vendet e pasura perëndimore, ndërsa aktiviteti i shoqatës kryhet mbi baza vullnetare. QSA-Kumanovë, fton opinionin publik që ti bashkëngjitet kësaj ideje, sidomos biznesmenët që kanë mundësi të ndihmojnë raste të caktuara sociale. Po ashtu fton edhe mediumet shqiptare që ta përkrahin idenë tonë, si dhe qytetarët e thjeshtë për pjesëmarrjen në aktivitetet e shoqatës që do të zhvillohen. Struktura organizative së QSA-së në Kumanovë është publike dhe përbëhet nga këta njerëz:  Dr.Rexhail Ramadani, Mr.Iljasa Salihu, Femi Rashiti, Mr.Ardian Ramadani, Dr.Avni Avdiu dhe Hamdi Nuhiju. Vlenë theksuar se Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë, është njëra ndër organizatat joqeveritare vendore që kontribuon më së shumti në rastet sociale, jo vetëm në Preshevë, por edhe në vendbanimet tjera shqiptare të Luginës (Bujanoc, Medvegjë)./Titulli.com/
Rrezikohen banorët e Tërnocit nga ujërat e zeza
Halimi: Diaspora shqiptare kontribut susbtancial në luftën tonë për liri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration