Rregullat e agjërimit të Ramazanit
Lokale

Rregullat e agjërimit të Ramazanit

12.Apr.2021 08:22
0

Agjërimi është prej adhurimeve të vjetra ku e njohën të gjitha fetë qiellore. Të gjitha legjislaturat e shpallura prej Zotit agjërimin e kishin pjesë të asaj feje.
Allahu në ajetin Kuranor që e obligon agjërimin për muslimanët, tregon se agjërimi ishte adhurim edhe i popujve të mëparshëm duke thënë: = O ju të cilët keni besuar, u është bërë juve obligim agjërimi, ashtu siç ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, që ju të bëheni të devotshëm =.

Me agjërimin nënkuptojmë: Ndërprerjen e ushqimit dhe të pijes, prej kohës së syfyrit e deri në iftar me ditë të caktuara. 
Agjërimi është kusht prej pesë kushteve të fesë islame, që çdo besimtar duhet të agjëron duke filluar prej moshës së pjekurisë ( pubertetit ).

Me agjërim obligohen vetëm njerëzit që kanë hyrë në pubertet, që janë mentalisht të shëndoshë, që nuk janë të sëmurë me sëmundje që ua pamundëson agjërimin, dhe ata që nuk janë në udhëtim. 

QËLLIMET E AGJËRIMIT
1- Zbatimi i urdhërit të Zotit për agjërim 
-2 Sprovë nga anan e Zotit -.
3- Përfitimi i devotshmërisë përmes agjërimit
4- Zbutja e zemrës, që njeriu ti kujton të varfërit dhe skamnorët
5- Sfida ndaj vetes, dhe që të adaptohet me vështirësitë e jetës
6- Dobitë shëndetësore dhe psikologjike prej agjërimit, dhe të tjera. 

VLERAT DHE PËRFITIMET NGA AGJËRIMI
Vlerat e agjërimit të kësaj bote janë: 
1- Përforcimi i moralit, sepse agjëruesi detyrohet që gjatë ditës së 
agjërimit të mos bërtasë, të mos fyejë, të mos përgojojë etj.
2- Devotshmëria, ku fundi i citatit kuranor për agjërimin thotë se 
qëllimi i agjërimin është devotshmëria.
3- Solidariteti – Në ramazan ndihmat ndaj të varfërve janë më të 
mëdha - iftaret e ndryshme – dhënia e zekatit, vitrat etj.
4- Ndryshimi i monotonisë, në përditshmërinë e jetës së 
përditshme. 
5- Shtimi i pasurisë te muslimani.

Muhamedi a.s. thotë: = ..... dhe 
ai është muaj ku shtohet rrizku në të...=
6- Pranimi i lutjeve - Gjallëria e madhe nëpër xhamia - dobitë e 
shumta shëndetësore që i vërteton edhe mjekësia etj. 

VLERAT E AGJËRIMIT TË BOTËS TJETËR
1- Hapja e dyerve të xhenetit për muslimanët
2- Falja e mëkateve, përmes agjërimit dhe adhurimeve tjera në 
ramazan
3- Shpërblimi me hyrjen në xhenet, përmes një dere enkas për 
agjëruesit e quajtur ‘ Rej-jan ‘.
4- Leximi i kuranit në ramazan – që bëhet shkas për ndihmë dhe 
shpëtim në ditën e gjykimit
5- Shpërblimi maksimal i besimtarit në natën e fundit të ramazanit 
etj. 

KUSHTET E AGJËRIMIT
Kushtet e agjërimit janë: 
1- Nijeti, i cili bëhet ose me shqiptim ose vetëm me mendje, dhe 
duhet të bëhet në kohën e syfyrit. ( ngrënia e syfyrit llogaritet 
nijet ). 
2- Ndalesa nga të gjitha ushqimet dhe pijet. 

Agjërimi duhet të kryhet ashtu si e do Zoti e jo si të dëshiron njeriu. Andaj nëse nuk i përmbahet besimtari rregullave të parapara të agjërimit vie deri te prishja ose humbja  sevapit të tij. 
Agjërimi fillon me pamjen e hënës së re dhe mbaron gjithashtu. Muaji i agjërimit është 29 dhe 30 ditë. Për çdo vit muaji i agjërimit lëviz nga 11 ditë mbrapa në krahasim me kalendarin Gregorian. 

GJËRAT QË E PRISHIN AGJËRIMIN
1- Ushqimi dhe pija me qëllim ( nëse ha dhe pi me harresë 
nuk e prish qgjërimin )
2- Futja e gjërave jo ushqimore në organizëm, edhe pa dashje

( si ndonjë guralec etj. )
3- Të vjellurit, nëse e ngacmon vetë njeriu ( e nëse vjell vetvetiu 
nuk e prish )
4- Menstruacionet dhe lehonia.

( Edhe pse lejohet që gjinia femërore të përdorë barna për vanimin e ciklit, por një gjë e tillë nuk e kan preferuar dijetarët, sepse kur vjen cikli te gj. femërore kjo nënkupton se nuk është koha e saj për agjërim, kurse koha e saj e ramazanit është në ato ditë kur i zëvendëson ato dita )
5- Marrdhëniet intime gjatë ditës së ramazanit
-6 Marrja dhe dhënia e gjakut me shumicë, dhe injeksionet 
ushqyese etj.
7- Masturbimi
8- Pikat e shiut dhe fluskat e bores nëse shkojnë në organizëm
9- Pikat e ujit gjatë abdesit nga pakujdesia
10- Nëse ha iftar para kohës, ose syfyr pasi të kalon koha
11- Pikat e ilaçit në hundë

12- Pikat e ilaçit në vesh, nëse depërtojnë në organizëm, e nëse pëlhura e veshit është e mirë atëherë nuk e prish

13- Kruarja e veshëve me shkopinjët pastrues të veshëve

14- Larja e veshëve nëse pëlhura e veshit është e mirë
15- Të gjitha ilaçet përmes anës orale dhe anale

16- Uji i shpejtë ne wc pas kryerjes së nevojës gjatë pastrimit, nëse futet në vrimat anale
17- Nëse ke plagë të hapur në trup dhe aty e vendos ilaçin
18- Pompa për frymëmarrje ( ka mendime se pompa për 
frymëmarrje nuk e prish )
19- Dializa
20- Anestezioni i të gjithë trupit
21- Gastroskopia

22- Nëse e thithë tymin e duhanit nga dikush tjetër, ose diku ku ka tym të duhanit dhe ky e thithë me qëllim

23- Avullimi me tym , ose ilaç të inhalimit ( ka mendime që nuk e prish ).  

GJËRAT QË NUK E PRISHIN AGJËRIMIN
1- Ngrënia dhe pija me harresë

2- Shpërlarja e gojës dhe hundës, edhe jashtë abdesit
3- Të vjellurit që vjen vetë
4- Pluhuri, tymi dhe grimcat e rërës pa dashje
5- Pastrimi i dhëmbëve
6- Përcjellja e pështymes 
7- Grimcat e vogla të ushqimit të mbetura nëpër dhëmbë, e nëse janë të mëdha sa kokrra e bizeles e më shumë, e prish
8- Të provosh ushqimin me maje të gjuhës (për gj. femërore) 
kur ka nevojë.
9- Nxjerrja dhe mjekimi i dhëmbit me kusht që të mos depërton 
asgjë nga gjaku dhe ilaçi në organizëm
10- Ejakulimi pa dashje ose në gjum
11- Mardhëniet intime me harresë 
12- Puthjet dhe ledhatimet 
13- Injeksionet jo ushqyese
14- Infuzioni jo ushqyes
15- Insolina për Diabetikët
16- Tabletat nën gjuhë, të zemrës dhe për tension ( me kusht që 
të mos lëviz assesi nga vendi deri sa të shkrihet që të  mos përzihet me lëngun e gojës )
17- Spërkatësi i hundës, me kusht të mos depërton në organizëm
18- Pikat e ilaçit për sy
19- Lyerja e trupit me krema të ndryshme
20- Dhënia e gjakut për analiza mjekësore
21- Vendosja e kanellës

22- Larja e trupit ose flladitja me ujë të freskët

23- Erërat e ndryshme

24- Hixhamja (sipas menimit të shumicës)

25- Lyerja me krema mbi lëkurë, kurse në varrë ose plagë të hapur e prish  

KUSH LIROHET NGA AGJËRIMI
1- I sëmuri
2- Udhëtari
3- Gruaja shtatzënë ( nëse ndien pengesë)

4- Gruaja me fëmijë në gji, nëse e ndjen se po i pakësohet ushqimi fëmijës
5- Menstruacionet dhe lehonia
6- Luftëtarët në lufën zyrtare...
7- Etja dhe uria e tepërt që shpien në dëm të shëndetit
8- Puntorët me punë shumë të rënda, që nuk kan asnjë mundësi 
për tu liruar nga puna, dhe detyrohen patjetër të punojnë 

DËNIMI I ATYRE QË NUK AGJËROJNË PA ARSYE
Agjërimi sikur që e ka shpërblimin e fshehtë ashtu edhe dënimi është i panjohur. Ai është shumë i madh sepse nuk rrespektohet njëri prej pesë kushteve të Islamit. Mëkati bëhet edhe më i madh kur ai që nuk agjëron han publikisht në ditën e ramazanit.

Sipas disa dijetarëve, ekziston xhehenemi i urisë i cili do ti godet ata që nuk agjërojnë pa arsye 

KOMPENSIMI I AGJËRIMIT
Ata që nuk kanë mundësi të agjërojnë me arsye gjatë muajit të ramazanit, duhet ti kompensojnë ato ditë të humbura ose tërë muajin atëherë kur munden të agjërojnë.
Kurse ata me sëmundje kronike,, dhe të shtyerit në moshë që nuknkanë shpresë për agjërim, duhet të paguajnë fidjen –pagesën e ramazanit- nëse kanë mundësi, e nëse jo atëherë lirohen krejtësisht.   Allahu e dim ë së miri 

 

Përgatiti: RAGMI  DESTANI- KBI Bujanoc

Në Serbi, 35 të vdekur dhe mbi 2.700 raste të reja me COVID-19, në Bujanoc 97 raste
Në bibliotekën më të vjetër në botë ku gjendet edhe Kurani i shkruar në lëkurën e devesë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration