Romët: Policia nuk na sheh si qytetarë
Lokale

Romët: Policia nuk na sheh si qytetarë

15.Jun.2014 11:34
0

Projekti i Qendrës për Hulumtimin e Politikave Publike „Romet dhe Romët dhe reformat e sektorit të sigurisë“ është kryer në gjashtë qytete dhe komuna të Serbisë, në të cilën hyjnë Nishi, Vranja, Bujanoci, Kragujevci, Subotica dhe Zemuni.

Projekti ka treguar mardhënien negative dhe neutrale të romëve ndaj policisë, ndërsa pozitiv ndaj ushtrisë, edhe pse ma atë nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta, përpos afatit të shërbimit ushtarak.

Romët policinë e shohin si joefikase, përshkak se i përgjigjen thirrjeve të tyre mirëpo nuk bëjnë asgjë, përkatësisht nuk është në gjendje ose nuk donë të largojë sulmet ndaj romëve, shkruan "Danas".

Rasti më ekstrem është në Nish, ku romët policinë e shohin si kërcënim të drejtëpërdrejtë të sigurisë së tyre, sepse ajo me sjelljet e veta sjell frikë në bashkësinë rome.

Të anketuarit kanë deklaruar se mendojnë që policia nuk i sheh ata si qytetarë, si dhe pjesëtarët e MUP-it, përdorin dhunën e pa kontrolluar me rastin e ndonjë intervenimi. /Titulli.com/

Nxënësit e Luginës i nënshtrohen testit të maturës së vogël nga gjuha shqipe
BIPBM organizon manifestim për Muajin e Ramazanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration