Lokale
Robotët e Hollywood-it do të bëjnë muzikë në Bujanoc
Profesori Kurt Coble nga Univerziteti i Bridgeport i shtetit Connecticut të SHBA-së do të performojë me instrumentet e tij robotike në qytetin e Bujanocit.
Ky performim i robotëve, i cili për herë të parë do të ndodhë në komunën e Bujanocit, do të organizohet të mërkurën (10 tetor) me fillim në orën 18h, në shtëpinë e kulturës.
Organizator i këtij aktiviteti është ambasada e SHBA-së në Beograd përmesë Këndit Amerikan në Bujanoc, si dhe Asociacionit Koral të Vojvodinës “VOCA”.
“Këtë shfaqje mund ta përcjellin të gjithë qytetarët e interesuar, ndërsa hyrja është falas”, i tha Titullit, Berat Idrizi, koordinator në Këndin Amerikan në Bujanoc.
Siç shpjego koordinatori, prof. Coble, do të performojë me 14 instrumente të robotizuara, të cilët do të bëjnë muzikë në sinkronizim me dritat dhe lëvizjet.
Përveç bujanocasve, instrumentet e robotizuara do të kenë mundësinë ti shohin dhe dëgjojnë edhe qytetarët e Kragujevcit, Novi Pazarit, Beogradit, Novi Sadit, Nishit, Suboticës dhe Vranjës.
Profesori Kurt Cobel jeton dhe punon në Nju Jork, ndërsa bënë muzikë në Brodvej./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!