Lokale
Halimi: Na trajtoni si Beogradi serbët e veriut!
I mirëpret deklaratat e zv/kryeministrit Hajredin Kuçi që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e bisedimeve në dialogun e ardhshëm politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thotë se për ta pasur një stabilitet afatgjatë duhet një standard unik për zgjidhjen e problemeve në veri të Kosovës dhe Luginë të Preshevës.
Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” deputet nga Lugina në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, kërkon nga qeveria e Kosovës që ta shtojë përkujdesjen ndaj qytetarëve të Luginës, ashtu siç po vepron Serbia me qytetarët e saj në Kosovë.
“Ashtu siç kemi interesimin e qeverisë në Beogradit, e cila në forma me të ndryshime po përpiqet për zgjidhjen e problemit të serbëve në Kosovë, të njëjtin interesim dhe angazhim duhet ta ketë edhe Qeveria e Prishtinës për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Pra duhet të këtë reciprocitet”, ka thënë Halimi.
Ai thotë se Lugina për një kohë të gjatë ka mbetur ‘në mëshirë të fatit’, duke theksuar se është momenti i fundit që kjo çështje të ndryshojë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!