Lokale
Rtv Spektri me insajder të Luginës
Së shpejti dokumentari televiziv “ Mes dy pushteve ‘. Episodi i parë: E vërteta mbi largimin e shqiptarëve nga puna ?!
Rtv Spektri ka filluar përgatitjet në realizimin e emisionit dokumentar të titulluar "Mes dy pushteteve". Siç bëjnë të ditur në këtë medium, dokumentari do të përbëhet prej tre episodeve, ndërsa në atë të parin do të flitet për thëniet mbi largimin e shqiptarëve nga puna gjatë tre muajve të kaluar.
"Në tërësi kemi të bëjmë me një gazetari hulumtuese dhe me ndriçimin e fakteve se çfarë është bërë brenda administratës komunale dhe në ndërmarrjet publike gjatë tre muajve të fundit. Javën e kaluar u kemi bërë ftesa drejtuesve të ndërmarrjeve publike dhe të administratës lokale për intervista si dhe për qasje të lirë në dokumenta zyrtare. Në bazë të Ligjit mbi qasje të lirë në informacione zyrtare drejtuesit e institucioneve janë të obliguar që në afat prej 15 ditësh t’i ofrojnë dokumentet e kërkuara", thotë për Titullin, Jeton Ismaili, drejtor i Rtv Spektri.
Sipas Ismailit, objekt i trajtimit në epizodin e parë të dokumentarit "Mes dy pushteteve", përveç drejtuesve të institucioneve do të jenë personat që pretendojnë se janë larguar nga puna, familjarët e tyre si dhe përfaqësuesit e partive opozitare".
"Gjithashtu do të hulumtohet edhe fakti se a janë vetëm shqiptarët atyre të cilëvë nuk i’u janë vazhduar kontratat e punës apo që janë përjashtuar nga puna edhe nëse kanë poseduar vendime, apo ka ndodnjë rast edhe me me pjesëtarët e nacionaliteteve tjera. Ndër të tjera do të hulumtohet se a janë futur në marëdhënie pune apo janë bërë kontrata në vepër me militantë partiak të partive në pushtet apo të familjarëve të individëve që janë në pushtet “, thotë ndër të tjera Ismaili.
"Kjo ide ka hasur në interesim edhe tek disa televizione në Kosovë dhe Shqipëri me të cilat rtv Spektri ka bashkëpunim, të cilat janë shfaqur të gatshme të riemetojnë këtë dokumentar", tha mes tjerash për Titullin, Jeton Ismaili, drejtor i rtv Spektri./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!