Lokale
Rivendoseni lapidarin dhe ndërpreni marrëdhëniet me Serbinë
Pas deklaratave të zyrtarëve te lartë të Republikës së Kosovës, kryeministrit Thaçi dhe nënkryetarit të kuvendit Xhavit Haliti për mos koordinim dhe mos mbrojtjes së lapidarit nga faktori politik shqiptarë, kanë reaguar edhe aktivistët e të Drejtave të Njeriut, si zëri që me çdo kusht kërkon moratorium karshi institucioneve shtetërore serbe.
“Tani, me që edhe faktori politik i Kosovës ka filluar ta kuptoj papjekurin e papërgjegjësisë politike të kryetarit Mustafa, dhe vetë qytetarët e Luginës janë të bindur se rruga e vetme për të mbrojtur lapidarin por dhe vet çështjen e shqiptarëve këtu, është Bojkotimi i institucioneve shtetërore serbe”, ka thënë për Fonet aktivisti i Këshillit për të Drejta e Njeriut (KDNJ) në Preshevë , Valon Arifi.
Ai ka hedh idenë se lapidari duhet rivendoset aty, njëherit të ngrihen tendat për të qëndruar pranë tij, deri sa vetë kryeministri Daçiq të vijë në Preshevë për të negociuar mbi të drejtat e tyre.
“Procesi politikë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë ka marr fund qysh në vitin 2001 kur u demilitarizua rajoni nga UÇPMB e u militarizua me xhandarmëri serbe. Politika aktuale nuk ka çfarë humbet më shumë se pozitat “e mjera” të veta, ndërsa populli këtu po zhvendoset”, ka shtuar mëtej Arifi.
Sipas tij shqiptarëve të Luginës i ka mbetur vetëm kjo rrugë për të kërkuar të drejtat që i mohohen.
“Kjo është e vetmja rrugë për ti treguar edhe faktorit ndërkombëtar se në këtë vend po shkelet çdo e drejt njerëzore, që nuk na siguron as Serbia, konventat ndërkombëtare, por këto të drejta na ka dhënë Zoti, dhe si të tilla ne duhet t’i kërkojmë e luftojmë me të gjitha mjetet demokratike”, ka përfundon aktivisti i Këshillit për të Drejta e Njeriut në Preshevë, Valon Arifi./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!