"Thaçi i disponuar për shaka kur foli për Preshevën!"
Lokale

"Thaçi i disponuar për shaka kur foli për Preshevën!"

23.Jan.2013 16:20
0
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, i ka përgëzuar përfaqësuesit e Luginës për unitetin e spektrit politik shqiptar dhe për maturinë e demonstruar pas largimit të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së. Ndërkohë, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Thaçi se lapidari nuk është mbrojtur, Daci ka thënë se kryeministri sigurisht se ka qenë i disponuar për shaka. “Kjo ngase serbët në veri i mbron KFOR-i, i mbron EULEX-si dhe i mbron xhandarmëria serbe, ndërsa shqiptarët në Luginë nuk i mbron askush përveç Perëndisë. Prandaj ekuivalenca nuk ekziston në këtë rrafsh”, ka thënë Daci. Kreu i LDD-së i ka bërë këto komente gjatë takimit me një delegacion nga Lugina e Preshevës, të kryesuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë të Luginës, Galip Beqiri, e në të cilin ishte edhe Shaip Kamberi, kryetar i PVD për Bujanoc. Ndërsa, Shaip Kamberi ka theksuar se është pozitiv reagimi i Prishtinës dhe i Tiranës zyrtare dhe mbështetja që po i jepet kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “Natyrisht ne jemi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tepër dhe të jetë edhe më produktiv, sidomos në aspektin e kërkesës së subjekteve shqiptare për reciprocitet me të drejtat e serbëve të Kosovës, sepse konsiderojmë se kjo është forma e vetme e stabilizimit të situatës në Luginë”, ka thënë Kamberi. /Titulli.com/
Bob Deen takon Arifin, interesohet për situatën në Luginë
Rivendoseni lapidarin dhe ndërpreni marrëdhëniet me Serbinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration