Rinor Nuhiu nga Presheva, emërohet Këshilltar i Presidentes së Kosovës
Rinor Nuhiu nga Presheva është emëruar Këshilltar i Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, kështu ai ka shkruar vet në Facebook.
"Kam nderin e veçantë të ju njoftoj se në fillim të muajit jam emëruar Këshilltar i Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu. I jam falenderues Presidentes Osmani për besimin e dhënë në këtë rrugëtim të ri e shumë të rëndësishëm, i cili jetëson dëshirën time si një i ri preshevar, jo vetëm për t’i shërbyer Kosovës, por edhe të qenit i përqafuar si bir i saj", thuhet mes tjerash në postimin e Rinor Nuhiut.
Ai shkruar gjithashtu se shfrytëzoj rastin që të përsëris falenderimin tim të përzemërt kolegëve të mi në USAID, Chemonics dhe NCSC për përgatitjen profesionale dhe të gjitha mundësitë e dhëna tash e katër vite.