Mustafa: I kemi dhënë mandatin Qeverisë së Kosovës dhe presidentit të merren me statusin e Luginës së Preshevës
Lokale

Mustafa: I kemi dhënë mandatin Qeverisë së Kosovës dhe presidentit të merren me statusin e Luginës së Preshevës

25.Mar.2022 07:11
0

Zëvendëskryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, deklaroi se Lugina e Preshevës duhet të jetë temë e diskutimit në dialogun Kosovë-Serbi, ndonëse sipas tij, dialogu aktualisht ka intensitet të dobët.

Ai tha në Interaktiv të KTV-së se Qeveria Kurti nuk po i jep rëndësi dialogut.

“Ne i kemi dhënë dy deklarata politike më parë, i kemi dhënë mandatin Qeverisë së Kosovës dhe presidentit që të merren me statusin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc në Bruksel. Ka edhe rezoluta që Kuvendi i Kosovës i ka miratuar që kushdo që merret me dialogun, Lugina e Preshevës të jetë temë”, tha Mustafa.

Zv.kryetari i Preshevës tha se shqiptarët në këtë regjion janë larguar dhunshëm nga forcat serbe, derisa kujtoi luftën në Kosovë më 1999, kur Serbia i kishte detyruar preshevarët të luftonin kundër UÇK-së.

“U detyruan nga forcat serbe që të luftonin kundër UÇK-së në vitin 1999. Më e zeza ishin fletëthirrjet për t’iu bashkuar trupave serbe kundër Kosovës. U përdorën metodat më të tmerrshme për t’i dëbuar shqiptarët”, shtoi ai.

Sipas Mustafës, zgjidhja më e mirë do të ishte sikur Lugina e Preshevës t’i bashkohej Kosovës. Ai theksoi faktin se është rritur ndjeshëm numri i banorëve në Medvegjë. 

“Menjëherë pasluftës, në Medvegjë ishin 4.700 shqiptarë, ndërsa tani kanë mbetur 350-400 shqiptarë. Kjo e njëjta po ndodhë në masë edhe në Preshevë edhe në Bujanovc”.

Mustafa potencoi tutje se çdo situatë e pakëndshme që ndodhë, reflekton dukshëm edhe në Luginë të Preshevës.

“Por ne mbase jemi trajnuar, jemi bërë imunë nga presionet e Beogradit. Shqiptarët e Luginës nuk e dinë një frikë që përcillet nga Beogradi qendror”.

Rinor Nuhiu nga Presheva, emërohet Këshilltar i Presidentes së Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration