Rinisë Spektri Info
Lokale

Rinisë Spektri Info

23.Feb.2015 13:26
0
Televizioni Spektri nga Bujanoci nga dita e sotme (23.02.2015) do të rinisë me edicionin informativ Spektri Info.

Lajmet ditore të këtij mediumi do të emetohen në terminet e zakonshme në orën 19:00 dhe 22:45. Përveç informacioneve ditore nga ky medium elektroni, përgjegjësit paralajmërojnë edhe nisjen e sezonit të emisioneve të karakterit politik e shoqërorë.

Kolegët nga TV Spektri poashtu kanë paraparë edhe ridizajnimin e skemës programore e cila përkon me një politikë të pavarur redaktuese, ndërsa shumë shpejt si rrjedhojë e digjitalizimit dhe mbulimit të një zone të madhe të shikueshmërisë do të ndodhin edhe risi tjera në këtë medium, përfshirë konceptin e ri të transmetimit programor dhe ndryshimet në strukturën pronësore.

Sipas drejtuesve të TV Spektrit, detajet e ndryshimeve rrënjësore në mediumin i cili vepron për gati një dekadë e gjysmë do të zbardhen ditëve në vijim. /Titulli.com/

Aksident në udhëkryqin e Bujanocit (Foto)
Konkurs për kulturë, mund të kërkoni mjete deri në 1.7 milion dinarë (Dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration