Konkurs për kulturë, mund të kërkoni mjete deri në 1.7 milion dinarë (Dokument)
Lokale

Konkurs për kulturë, mund të kërkoni mjete deri në 1.7 milion dinarë (Dokument)

23.Feb.2015 20:34
0
Nga dita e sotme ka hyrë në fuqi vendimi i Komisionit për hapjen e konkursit për financimin e projekteve nga fusha e kulturës për organizatat që janë me seli në territorin e Komunës së Bujanocit.

Nga dita e sotme (23 shkurt) dhe për 22 ditë të tjera, deri më 16 mars, organizatat e interesuara që veprojnë në fushën e kulturës do të mund të jenë pjesë e konkursit, mjete të cilat ndahen nga buxheti i Komunës së Bujanocit, ndërsa shuma e përgjithshme e paraparë është 1.7 milion dinarë.

Të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin publik për financimin e programeve dhe projekteve e kanë shoqëritë kulturo artistike, shoqatat dhe seksionet amatore nga neni 3. i Rregullores e cila i përmbushë këto kushte: Të ketë selinë në territorin e Komunës së Bujanocit, të jetë themeluar në pajtim me dispozitat me të cilat rregullohet themelimi i organizatave në këtë sferë, që programi ose projekti të realizohet në territorin e Komunës së Bujanocit dhe jashtë territorit të saj, me kusht që me aktivitetet e saja ta përfaqësoj Komunën e Bujanocit.

Për dallim nga konkursi për organizata/shoqata joqeveritare, ku projektet individuale nuk mund të kalojnë kërkesën për mjete mbi 150.000 dinarë, tek konkursi për financim të projekteve nga fusha e kulturës nuk ka kufizim të mjeteve, që i bie se një organizatë mund të aplikojë me shumën e totalit të buxhetit të paraparë, e që është 1 milionë e 700 mijë dinarë. /Titulli.com/

Më shumë rreth KONKURSIT

 

Rinisë Spektri Info
Halimi e Kamberi takohen me Albin Kurtin, shpalosin problemet e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration