Rexhepi i reagon kryetarit të komunës Arifit: PVD të mos heshtë, besnik votuesve e jo qeverisjes?
Ish kandidati për kryetar të komunës nga radhët e PVD-së, Driton Rexhepi ka kritikuar paraqitjen e djeshme për media të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi pjesë e cilës janë në koalicion qeverisës, shkruan Titulli.com.
“PVD nuk duhet të qëndrojë e heshtur pas deklaratave që bëri sot kryetari komunës duke akuzuar qeverisjen e kaluar, partnerin e sotëm të koalicionit”, ka shkruar Rexhepi.
Ai u shpreh se qeverisja 2016-2020 ka sjellë shumë të mira këtij vendi, e më mirë se unë për këtë do flasë historia dhe se PVD duhet ti mbetet besnik votuesit e jo qeverisjes.
“Kam vlerqsuar përfshirjen e PVD'së në një koalicion me subjektet tjera shqiptare duke e cilësuar si veprim politik të një rëndësie të veçantë, i kushtëzuar nga interesat e vendit”, theksoi Rexhepi.
Nagip Arifi gjatë ditës së djeshme ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit i votuar nga shumica e këshilltarëve shqiptar në seancën e parë të kuvendit komunal më 22 qershor.
Ai në konferencë për media theksoi se që nga viti 2020 kur kanë ardhur shqiptarët në pushtet gjendja e komunës është për tu vajtuar dhe se komuna është në bllokadë 4.554 mijë dinarë.
Nagip Arifi është zgjedhur kryetar i komunës së Bujanocit me një koalicion të partive politike shqiptare PD-PVD-LPD dhe APN të cilët në zgjedhjet lokale më 21 qershor fituan së bashku 25 këshilltarë në kuvendin komunal prej 41 sa ka gjithsejtë./Titulli.com/