Rexhepi: Bashkë krijojmë perspektivë, nuk ja besojmë vendimmarrjen atyre që s’u ngopën kurrë
Driton Rexhepi, kandidatë për kryetar të komunës së Bujanocit nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik në zgjedhjet lokale të 21 qershorit thotë se duke qenë bashkë dhe vetëm bashkë, mundë të krijojmë perspektivë për të sotmen dhe për të nesërmen, për fëmijët dhe brezat tonë të ardhshëm në vendin tonë.
Më poshtë është pjesë e fjalimit të bërë gjatë fushatës zgjedhore nga Driton Rexhepi, kandidat për kryetar në komunën e Bujanocit:
Unë jam njëri nga ju, që me secilin prej jush e lidhim përditshmërinë me Bujanocin. Mundohemi bashkë çdo ditë nga pak të japim diçka nga vetja, e dikush ka dhënë gjithçka që sot të kemi mundësinë të zgjedhim një udhëheqje nga ne - për ne.
Është bërë shumë, e shumë mbetet për t’u bërë në përmirësimin e jetës së gjithsecilit prej nesh.
Për atë kërkojmë besimin tuaj, që me 21 Qershor #Bashkë të mund të realizojmë programin tone strategjik dhe zhvillimor për komunën e Bujanocit, e që ka për qëllim tejkalimin e të gjitha sfidave dhe i jep shtytjen e madhe zhvillimit të gjithmbarshëm dhe infrastrukturës për çdo vendbanim.
Qeverisja e Partisë për Veprim Demokratik gjatë këtyre 4 vite ka vendosur standard poshtë të cilave nuk do mund të zbresim më. Edhe atë duke u përqendruar investimin tek qytetarët, tek sipërmarrësit, tek bujqit, tek zanatlinjtë e tek të rinjtë.
Zhvillimi ekonomik buron nga forca e sipërmarrësve tanë.
Prandaj, ne duhet të gjitha resurset ti kthejmë tek bizneset e vogla dhe të mesme.
Nga 1 milion dinarë që ndaheshin për familjarë e të njohur të pushtetit të kaluar, kemi ngritur që në vitin e parë mbi 11 milionë dinarë subvencionet për bizneset e vogla dhe të mesme, e që është rrumbullkasuar në një proces transparent për-rreth 45 milionë dinarë.
Bashkë mundemi që në mandatin e ardhshëm të dyfishojmë atë!
BashkëMundemi të vëmë në funksionim të gjithë potencialin e madh bujqësor, që ka komuna jonë.
Këtë e kemi dëshmuar duke rritur buxhetin e subvencionimit të bujqve nga 3-4 milionë dinarë nga pushteti i kaluar, para që shkonin për veterinarinë, ne kemi subvencionuar që në vitin e parë mbi 30 milionë dinarë, e që është rrumbullaksuar në 85 milionë dinarë këtë mandat me subvencionimin e bujqve lokal.
E BashkëMundemi që ta dyfishojmë atë në mandatin e ardhshëm!
Mirëqenia për ne është e rëndësisë së veçantë, Jemi fokusuar tek të rinjtë e që mbi çfarëdo politike, të rinjtë do mbesin fokusi ynë.
Kemi katërfishuar mundësinë e aftësimit profesional dhe përgatitjen e të rinjve tanë për tregun e punës. Kjo do të jetë një mundësi e artë e të gjithë ata që dëshirojnë të pavarësohen për punë në profesionet e tyre.
Bashkë mundemi që në këtë mandat të dyfishojmë atë!
Urbanizimi i vendbanimeve mbetet si prioritet për ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë. Kemi dyfishuar buxhetin për rregullimin e rrugëve dhe kemi ndriçuar po thuajse të çdo lagje dhe vendbanim të territorit të komunës sonë. Me fabrikën mbi trajtimit e ujërave fekale do të përmbyllim rregullimin e përgjithshëm urban.
Bashkë mundemi që në këtë mandat të vazhdojmë punën e mire për vendbanime të urbanizuara plotësisht!
Buxheti për shkollat fillore dhe të mesme gjatë këtij mandati është pesëfishuar.
Shkollat nuk janë më sfidë e dallimeve partiake për qeverisjen lokale. Ato janë vatër e edukimit për çdo nxënës, derisa përzgjedhja e drejtorëve vazhdon të mbetet vullnet i kolektivit, e jo i politikës ditore.
Studentët do të mbështet pa dallim me bursa të kategorizuara.
Sepse Bashkë mundemi për të gjithë e me të gjithë!
Unë e dijë, se Bujanoci përkundër shumë problemeve, mund të bëhet një komunë e zhvilluar, ku perspektiva e të rinjve, do të jetë synonim i të gjithë neve bashkë.
Kam përcjellë këtyre ditëve fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale dhe mund të them se pajtohem se disa sllogane që ata kanë transmetuar, pajtohem plotësisht se ditë të mira po vijnë, pajtohem që duhet qeverisje ndryshe Bujanocit, pajtohem se Bujanocit i duhet zhvillim ekonomik, në administratë të punojmë shumë fortë, deri këtu jemi në rregull, por ka diçka që është kontestuese a janë ata kandidat që mund ti realizojnë ato qëllime.
A janë ata partia e të cilëve kur e pati rastin largoi dhjetëra punëtor shqiptar, e çonte femrat shqiptare për ti pastruar rrugët në fshatrat serbe, a kanë te drejtë morale të flasin për ditë mira dhe qeverisje ndryshe, ata që u dëshmuan se janë hakmarrës dhe i kanë përçarë shqiptarët kur kanë mundur të na bashkojnë.
A kanë te drejtë morale të flasin për zhvillim ekonomik ata që e patën rastin për disa mandate për të udhëhequr komunën e nuk u ngopën kurrë.
Sot përkrahja juan ri dëshmon faktin se ata dinë të vjedhin vetëm fraza që tingëllojnë bukur, por as unë e as ju nuk kemi besim që vendimmarrjen e Bujanocit t ja besojmë atyre.
Duke qenë bashkë dhe vetëm bashkë, mundë të krijojmë perspektivë për të sotmen dhe për të nesërmen, për fëmijët dhe brezat tonë të ardhshëm.
Bashkë mundemi për çdo vendbanim, BashkëMundemi për çdo të ri e të re, BashkëMundemi për çdo burrë e grua, Sepse Bashkë me secilin duhet, e Bashkë me secilin mundemi
Me 21 Qershor,
Duke rrethuar numrin 16, përfaqësohemi që zëri ynë të dëgjohet edhe atje ku nuk duan ta dëgjojnë!
Duke rrethuar numrin 6 tregojmë që në Bujanoc BashkëMundemi e Bashkë Jemi drejt fitores sonë të përbashkët.
Kjo përmbajtje është pjesë e programit politik zgjedhor dhe mbështetet nga Partia për Veprim Demokratik (PVD)