Kamberi: Pas 21 qershorit, fuqia politike dhe vendimmarrëse e shqiptarëve do të rritet në Parlamentin e Serbisë (video)
Lokale

Kamberi: Pas 21 qershorit, fuqia politike dhe vendimmarrëse e shqiptarëve do të rritet në Parlamentin e Serbisë (video)

18.Jun.2020 09:02
0

Më 21 qershor në Serbi do të zhvillohet zgjedhjet parlamentare në të cilat shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me një listë të vetme. 

Për herë të parë pesë partitë politike shqiptare në Luginë të Preshevës, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, kanë arritur marrëveshje në fillim të këtij viti në Tiranë, me ndërmjetësimin e ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Këto pesë parti politike shqiptare do të garojnë në zgjedhjet parlamentare në Serbi me listën e përbashkët “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

Në një intervistë për lajmi.net, Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), ka thënë se synimi i tyre është të sigurojnë tre mandate në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi në këtë intervistë ka thënë se marrëveshja që është arritur mes partive politike shqiptare nuk është duke u zbatuar në përpikëri dhe për këtë arsye ai thotë se mund të rrezikohet edhe fitimi i tre mandateve. 

Mirëpo, pavarësisht kësaj, Kamberi për lajmi.net, ka thënë se, më shumë se kurrë do të rritet fuqia politike dhe vendosmëria e shqiptarëve në Serbi.

Kamberi po ashtu në intervistën dhënë për lajmi.net, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se Lugina duhet të përfshihet në këtë proces dhe se pas përfundimit të zgjedhjeve do të kërkojnë edhe nga Serbia që të delegacion të ketë edhe përfaqësues shqiptarë dhe se të njëjtën gjë do të kërkojnë edhe nga Kosova.

Kamberi ka thënë se, nuk mund të ketë marrëveshje të paqes po që se nuk zgjidhjet çështje e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nëse niveli i përfaqësimit ngritët prej një në tre deputetë, kjo dëshmon fuqinë politike të shqiptarëve në radhë të parë. Dëshmon orientimin tonë që përmes shfrytëzimit të të gjitha mekanizmave potencial institucional të luftojmë për të drejtat tona. Megjithatë unë besoj se pavarësisht asaj që do të jetë mirë që ne ta rrisim numrin e përfaqësuesve shqiptarë, çështja e Luginës së Preshevës është një temë e cila duhet të trajtohet në bisedimet e Kosovës me Serbinë dhe shpresoj që në takimin e parë në Uashington që është paralajmëruar për 27 qershor, nga autoritetet e Kosovës të nxitet kjo temë sepse është mënyra më e shpejtë dhe më garantuese që të realizohen të drejtat tona konform standardeve që Kosova i garanton për pakicat atje. Tash pas zgjedhjeve do të kërkojmë edhe nga autoritetet në Prishtinë por edhe nga autoritetet në Beograd e sidomos nga bashkësia ndërkombëtare që tema e Luginës së Preshevës të jetë një ndër temat e agjendës në Uashington apo edhe në vazhdimin e bisedimeve nëse do të ketë takime të tjera sepse nuk po besojmë në një marrëveshje të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Serbisë nëse Lugina e Preshevës mbetet rajon i diskriminuar. Lugina e Preshevës është një temë e cila do të duhet të trajtohet pashmangshëm sepse Serbia nuk mund të kërkojë ndërtimin e standardeve që janë mbi standardet e Bashkimit Evropian për serbët e Kosovës ndërkohë që neve t’na mohojë edhe të drejtat elementare”, ka thënë ndër të tjerash Kamberi.

Më poshtë ju ftojmë ta ndiqni intervistën e plotë. 

Rexhepi: Bashkë krijojmë perspektivë, nuk ja besojmë vendimmarrjen atyre që s’u ngopën kurrë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration