Lokale
Reportazh: Mësimi në shkollat fillore në Luginë (video)
Shkollat shqipe në komunat Bujanoc e Preshevë, sipas planit të punës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Serbisë janë të udhëzuar të mësojnë gjuhën serbe si gjuhë e obligueshme. Andaj niveli i njohurive të gjuhës serbe nga nxënësit shqiptar nuk është edhe kënaqshëm, sepse interesi i tyre është i vogël dhe mësuesit ndoshta nuk janë adekuat për lëndën përkatëse.
Mësimet e gjuhës serbe nëpër shkollat shqipe i zhvillojnë kryesisht mësues shqiptar që vijnë nga profile të ndryshme të arsimit dhe që shumica e tyre janë me kualifikim të mesëm shkollor. Andaj ata që pësojnë më shumë janë nxënësit të cilët mësojnë me vite dhe nuk dinë as nivelin elementar të gjuhës serbe.
Reportazhin mundë ta shikoni këtu:
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!