Nëntë shqiptarët e Preshevës presin vendimin (video)
Lokale

Nëntë shqiptarët e Preshevës presin vendimin (video)

12.May.2013 14:49
0
gjykataTë hënën më 13 maj Gjykata e Apelit në Beograd do të shpall vendimin përfundimtar për nëntë të rinjtë shqiptarë të Luginës të cilët më 19 shtator nga Gjykata Speciale për krime lufte ishin dënuar me 116 vite burg. Në mesin e tyre janë edhe tre vëllezërit Hajdari të cilët ishin dënuar me 33 vite burg. Babai Ramadani dhe nëna Salije tashmë pesë vite janë pa bijtë e tyre. Ata besojnë në pafajësinë e djemve dhe presin që  së shpejti të kthehen në shtëpi. “Jemi duke prit mos po i lirojnë, inshalla është kësmet, se pa thënë Zoti me izë të serbit nuk mundemi me thënë se do të lirohen”, shprehet nëna Salije për TVP-në. Ajo thotë se për gjatë këtyre viteve djemtë e saj janë malltretuar në mënyrën më mizore. Ajo tashmë ka mbetur pa nuset,nipat dhe mbesat e saj, pasi kushtet e vështira ekonomike kanë bërë që ata të migrojnë drejt Evropës. Kryetari i OVL-së së UÇPMB-së Ramadan Ismajli beson se Gjykata e Apelit do të anulojë vendimin për nëntë djemtë shqiptar pasi ata janë të pafajshëm. “Ne kemi thënë edhe pas lirimit të parë se besojmë që janë të pafajshëm. Gjyqi i Beogradit më 13-in dhe 14 –in duhet të vendos drejtë, t’i liroje se janë të pafajshëm, dhe nuk kanë asnjë arsye që t’i mbajnë nëpër burgjet e Serbisë”, tha kryetari i OVL-së Ramadan Ismalji. Qytetarët e Luginës besojnë në pafajësinë e të burgosurve shqiptar, por janë skeptik nga vendimet e gjykatave serbe. Nëntë shqiptarët e komunës së Preshevës u arrestuan në datën 26 dhjetor 2008, me akuzën se gjatë dhe pas luftës së vitit 1999 në Kosovë kanë kryer krime lufte ndaj civilëve serb në zonën e Gjilanit. Më 13 dhe 14 maj Gjykata e apelit do të shpallë vendimi përfundimtarë për 9 djem nga Presheva./Titulli.com/ http://youtu.be/tlzFZVMlpno
Reportazh: Mësimi në shkollat fillore në Luginë (video)
Dy mirënjohje për Bujanocin nga Oda Ekonomike e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration