Përmbyllet manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” (foto dhe video)
Lokale

Përmbyllet manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” (foto dhe video)

25.May.2014 17:03
0
(i plotësuar) Me intonimin e himnit kombëtar filloi mbrëmja e fundit e manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit” Në këtë manifestim qendrorë u prezantuan tre filmat: “Rruga”, “Hekurishtja” si dhe “Te Liqeni”. filmi-lleshi-1 Interesimi për natën finale të Festivalit për filmat e metrazhit të shkurt “Shkurt, Shqip për Vajën” ishte i konsiderueshëm përderisa u ndanë edhe mirënjohje për mysafirët Avni Dalipi aktor dhe producent, regjisorët e njohur shqiptar Burim Haliti, Robert Bacaj, Kastriot Saqipi, Osman Demiri si dhe Gazmend Kajtazi kryeredaktor i Telegrafit. filmi-lleshi-3 Kryetari i OVL-së në Bujanoc Edmond Isufi elaboroi rreth jetës dhe veprës së Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit, ndërsa, regjisori Kastriot Saqipi ngriti në këmbë të gjithë sallën për të duartrokitur ish aktorin “Vajën”. filmi-lleshi-2 Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” u përmbyllë me një këngë folklorike të kënduar nga Shoqëria Kulturoro-artistike “Shqiponjat” nga Karadaku i Preshevës./Titulli.com/ ************************************************************************************************************************************************************************** Në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit sot një numër i konsiderueshëm i qytetarëve i shoqëruar edhe nga mysafirët nga Kosova kanë qëndruar në muzeun e Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit, si dhe kanë bërë homazhe tek varri i dëshmorit. muzeu-Lleshi-1 Hapja e muzeut u bë sipas agjendës së paraparë në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”, përderisa qytetarëve tërnocas si dhe atyre nga vendbanimet tjera, iu bashkuan edhe regjisorët nga Kosova të cilët u pritën nga përfaqësuesit institucional dhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi. muzeu-Lleshi-2 Rreth historikut të muzeut si dhe sendeve me vlerë të Komandant Lleshit që gjenden në te, foli kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit Agim Haliti, i cili njëherit me këtë rast njoftoi të pranishmit me familjarët e Ridvan Qazimit si dhe prindërit e dëshmorëve të tjerë dhe ish pjesëtarëve të UÇPMB-së që ishin prezent në këtë ngjarje përkujtimore, raporton Titulli. Me përfundimin e vizitës në muze, të pranishmit vazhduan rrugën së bashku me prindin e dëshmorit Haxhi Hisen Qazimin për tek varri i djalit të tij, ku edhe qëndron lapidari i dëshmorit. Lapidari-Lleshi-1 Gjatë homazheve të bëra fjalën e mori kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇPMB-së në Bujanoc, Edmond Isufi, i cili për nder të veprës madhështore të Komandant Lleshit i luti të pranishmit për një minutë heshtje. Më pas pasuan edhe vendosjet e kurorave me lule nga shoqata e regjisorëve, komuna e Bujanocit, OVL në Bujanoc, mërgimtarët e fshatit Tërnoc, OVL nga Presheva, Familja e Komandant Lleshit, nga Këshilli organizativ “Ditët e Komandant Lleshit” dhe Partia për Veprim Demokratik. Lapidari-Lleshi-2 Përndryshe manifestimi qendror “Ditët e Komandant Lleshit” do të mbahet sot në shtëpinë e kulturës në Bujanoc me fillim në orën 17:30 ku do të bëhet edhe ndarja e mirënjohjeve për filmat e metrazhit të shkurt (Shkurt, Shqip për Vajën), ndërsa në orën 19:00 me një program të radhës përmbyllet manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”. /Titulli.com/
Mantilbardhët e rinj, zhvillojnë aktivitet humanitarë-mjekësorë në Bujanoc
Vizita e policëve në “Ditët e Komandant Lleshit” (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration