Mantilbardhët e rinj, zhvillojnë aktivitet humanitarë-mjekësorë në Bujanoc
Një grup i nxënësve të shkollës së mesme “Sezai Surroi”, drejtimi i mjekësisë në Bujanoc kanë zhvilluar një aktivitet humanitarë-mjekësorë në qendër të qytetit.
Për qytetarët e interesuar nxënësit kanë matur tensionin e gjakut, të diabetit dhe njëkohësisht kanë shpërndarë broshura me këshilla mjekësore që ndikojnë në ruajtjen e shëndetit të tyre.
[caption id="attachment_122232" align="aligncenter" width="800"] Nxënësit e vitit II-5 të drejtimit të mjekësisë "Sezai Surroi" Bujanoc[/caption]Gentiana Mehmeti, njëra prej profesoreshave e cila kishte shoqëruar nxënësit në këtë aktivitet është shprehur e kënaqur me interesimin e qytetarëve për shërbimet falas që u janë ofruar nga nxënësit.
Në broshurat me këshilla mjekësore të cilat i kanë shpërndarë kanë prezantuar mënyrat se si duhen të ushqehen, çfarë pije duhet konsumuar dhe se sporti dhe humori luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut.
“Unë e shoh një entuziazëm të madh tek nxënësit në ofrimin e kujdesit shëndetësorë në këto raste dhe kjo tregon se duhet tu jepet mundësi ma shumë për aktivitete të ngjashme”, deklaroi për Titullin Gentiana Mehmeti, psikologe pranë shkollës së mesme në Bujanoc.
Ajo tha se ky aktivitet është bërë edhe për nderë të ditës së infermierisë që është shënuar gjatë muajit maj dhe se ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e këtij aksioni.
Nxënësit e paraleles II-5 të drejtimit të mjekësisë të veshur me mantilbardhë në aksionin e sotëm përmes broshurave të shpërndarë kanë këshilluar që duhet të evitohen ushqimet e shpejta, tu fillohet vakti me sallate ose supë, të pihet uji në mëngjes, të konsumohet kafe por jo të teprohet dhe gjithashtu telefoni mos të mbahet afër vendit ku fleni e shumë këshilla të tjera.
Kohëve të fundit aktivitet humanitare po gjejnë mbështetje më të madhe, duke u mbështet edhe tek disa shoqata lokale që promovojnë aktivitete të ndryshme humanitare./Titulli.com/