Reforma në qeverisjet lokale
Lokale

Reforma në qeverisjet lokale

26.Sep.2014 19:27
0

Ministresha e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale, Kori Udoviçki ka njoftuar se së shpejti do të miratohen ndryshimet e ligjeve të cilët do të mundësojnë pjesëmarrje vetqeverisjeve lokale në integrimet europiane dhe profesionalizimin e vetqeverisjeve lokale.

 “Ligji për ndryshimet dhe plotësimet të Ligjit për Vetqeverisje Lokale, së shpejt do të përfundohet dhe me këtë do t`iu mundësohet vetqeverisjeve lokale përcjelljen e integrimeve europiane dhe të marrin pjesë në to“, ka thënë Udoviçki në konferencën për vendosjen e zyrave dhe zyrtarëve për BE në vetqeverisjet lokale, duke theksuar se ndryshime të tilla në vetqeverisje nuk do të çojnë në punësime të reja.

 “Deri më tani nuk ka qenë e mundur që në sistematizimin të jen personat e ngarkuar për BE, dhe kjo është një ndër lëshimet që me ndryshimet ligjore do të korigjohet”, ka thënë Udoviçki, duke shtuar se do të jenë të rregulluar edhe disa elemente të funskionimit të bashkësive lokale.  

Ministresha ka deklaruar se së shpejti para Qeverisë do të gjendet Ligji për të Punësuarit në krahinat autonome dhe njësitë e vetqeverisjeve lokale i cili do të mundësoj zbatimin e shërbimit civil të karrierës të bazuar në parimet e depolitizimit dhe profesionalizmit./Titulli.com/

Rainca e Preshevës me standard të ulët jetësor dhe ekonomi të pazhvilluar
KBI nisë për në Mekë 67 pelegrinë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration