KBI nisë për në Mekë 67 pelegrinë (foto)
Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Bujanoc dhe Preshevë ka nisur pelegrinët drejt Mekës dhe Medinës dy vendet e shenjta islame, për të kryer Haxhin.
Rreth orës 1:00 pas mesnate 33 qytetarë të komunës së Bujanocit dhe 34 nga ajo e Preshevës janë nisur me autobusë drejt aeroportit të Prishtinës për të marrë më pas aeroplanin në drejtim Arabisë Saudite, në qytetin e Xhidas.
Siç njofton KBI përmes faqes së saj zyrtare, 67 pelegrinët do të jenë nën udhëheqjen e Agron Halimit, imam nga Nesalca dhe Shaban Amidit nga Breznica, imam në fshatin Muhoc.
KBI thekson se haxhilerët, në Mekë do të jenë të akomoduar rreth 1.5 kilometër nga Qabja e shenjtë, ndërsa në Medinë shumë afër xhamisë së profetit Muhamed.
Haxhi, kushti i pestë i fesë Islame është bërë obligim për të gjithë myslimanët që kanë mundësi ta vizitojnë. Me këtë porozi Zoti i drejtohet besimtarëve në librin e tij, Kuran: Vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit‘‘( Ali-Imran:97).
Ndërsa, për vlerën e Haxhit, profeti Muhamed transmetohet të ketë thënë: Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveçse xhennetin (Buhariu dhe Muslimi). /Titulli.com/
Foto KBI: