Referendumi i 1 dhe 2 marsit, marketing i spektrit politik të Luginës (video)
Lokale

Referendumi i 1 dhe 2 marsit, marketing i spektrit politik të Luginës (video)

03.Mar.2016 21:11
0
Fatmir Hasani më 1 dhe 2 mars të vitit 1992 ishte një ndër komisonerët e Komunës së Bujanocit, për mbajtjen e Referendumit të shqiptarëve të Luginës, në të cilin duhej dhënë përgjigjja e votuesve: A jeni për autonomi territoriale politike me të drejtë bashkimi me Kosovën?

Kryetari Kuvendit të Referendumit, Ibrahim Kadriu, i dëshpëruar për mos jetësimin e aktit më të lartë të vullnetit të popullit, sqaron se referendumi nuk është thjeshtë një akt politik, transmeton Titulli.com.

Sipas Zeqirja Fazliu, ish kryetar i PDSH, Referendumi ka vlera dhe nuk mund të mposhtet.

Gazmend Arifi nga Qendra Europiane e Luginës ka thënë se Referendumi ka qenë organizim i vetë popullit dhe ai shpreh vullnetin e popullit, ndërkohë sipas tij subjektet politike e kanë përdorur vetëm për marketing politik.

Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 i mbajtur në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë për shqiptarët, në Luginën e Preshevës konsiderohet si kërkesë legjitime e cila do të duhej të jetësohet.

Luljeta Saqipi, piktorja nga Presheva që premton shumë
Lugina e Preshevës "Arenë" lojërash mes Prishtinës dhe Beogradit, intergrimi parandalim i konfliktit (video&foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration