Reagon OVL e UÇPMB-së: Ahmedi injollosi komandantët, Sinani të kërkojë falje publike
Lokale

Reagon OVL e UÇPMB-së: Ahmedi injollosi komandantët, Sinani të kërkojë falje publike

18.Jun.2017 09:35
0
Organizata e veteranve te luftës e ish UÇPMB-së reagon ashpër në lidhje me një status në FB të zëdhënsit të kryetares së komunës së Preshevës, Abdullah Ahmeti i cili shantazhon në mënyrën më të keqe ish komandantët e kësaj ushtrie çlirimtare duke i quajtur komandant të parave.

“Njerëzit e llojit të tillë mundohen me çdo kusht që ta njollosin personalitetin e komandantëve tanë dhe ish UÇPMB-së në pëgjithësi. Po të ishtë një njeri i rëndomt ndoshta do ta kishim arsyetuar por një njeri me ndikim politik madje edhe zëdhënës i një kryetareje kjo nuk ka asnjë justifikim dhe i kalon të gjithë kufijtë thuhet në njoftimin  e kryetarit të OVL-së të UÇPMB-së në Bujanoc, Muhamed Xhemaili. 

Ai është shprehur se  OVL e ish UÇPMB-së ndjehet tepër të zhgënjyer e  ofenduar me këtë "deklaratë"të tij.

“Këto shpifje të këtij njeriu të paskrupullt lëre që nuk i kontribojnë unitetit në vendin tonë por përkundrazi shpifjet e llojit të tillë dëmtojnë imazhin e shqipëtarëve në këto treva. Ne si OVL kërkojmë nga i apostrofuari që të këkojë falje publike për këtë gjest anti politik e anti njerzorë dhe definitivisht të largohet nga politika”, thuhet më tej në njoftim.

Organiza e Veteranavë të UÇPMB-së gjithashtu kërkon edhe nga kryetarja e komunës, Ardita Sinani  që në emer te kabinetit të saj të kërkoj falje publike në të kundërtën kuptohet  se kjo shpifje është bërë me bekimin e saj dhe të subjektit që përfaqëson. /Tiulli.com/

Xhemail Fazliu largohet nga PVD, tani këshilltarë i pavarur në kuvendin komunal në Preshevë
Poeti nga Presheva nderohet me çmimin e tretë në manifestimin "Sofra e Ymer Prizrenit"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration