Poeti nga Presheva nderohet me çmimin e tretë në manifestimin "Sofra e Ymer Prizrenit"
Lokale

Poeti nga Presheva nderohet me çmimin e tretë në manifestimin "Sofra e Ymer Prizrenit"

19.Jun.2017 07:51
0
Në Manifestimin letrar e artistik "Sofra e Ymer Prizrenit" 2017, morën pjesë poetë nga vise të ndryshme shqiptare duke përfshirë edhe Luginë e Preshevës poeti Bilall Maliqi dhe Rrahman Hyseni.

Në konkursin poetik lexuan 32 poetë-e, nga të cilët u përzgjodhën tre më të mirët.

Vendin e parë e mori poetja nga Kukësi - Vera Istrefaj, vendin e dytë poeti Prend Buzhala nga Klina dhe vendin e tretë poeti Bilall Maliqi nga Lugina e Preshevës.

Vlerësimin e poezive e bëri juria në përbërje prej tre anëtarve Riza Greiqevci-poet, Idriz Berisha-piktor, Osmon Bojaxhiu-poet, kryetar i Klubit Letrar "Luigj Gurakuqi".

Manifestimin tradicional “Sofra e Ymer Prizrenit” në zgatar të Opojës  u organizua nga Klubi Letrar "Luigj Gurakuqi" Sharr, nën patronatin e kryetarit të komunës Salim Jonuzi./Titulli.com/

Reagon OVL e UÇPMB-së: Ahmedi injollosi komandantët, Sinani të kërkojë falje publike
Sindorimi preshevar, a mundë të përhapet edhe në qeverisjen e Bujanocit...?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration