Reagon OVL e UÇPMB-së: Ahmedi injollosi komandantët, Sinani të kërkojë falje publike
Organizata e veteranve te luftës e ish UÇPMB-së reagon ashpër në lidhje me një status në FB të zëdhënsit të kryetares së komunës së Preshevës, Abdullah Ahmeti i cili shantazhon në mënyrën më të keqe ish komandantët e kësaj ushtrie çlirimtare duke i quajtur komandant të parave.“Njerëzit e llojit të tillë mundohen me çdo kusht që ta njollosin personalitetin e komandantëve tanë dhe ish UÇPMB-së në pëgjithësi. Po të ishtë një njeri i rëndomt ndoshta do ta kishim arsyetuar por një njeri me ndikim politik madje edhe zëdhënës i një kryetareje kjo nuk ka asnjë justifikim dhe i kalon të gjithë kufijtë thuhet në njoftimin e kryetarit të OVL-së të UÇPMB-së në Bujanoc, Muhamed Xhemaili.
Ai është shprehur se OVL e ish UÇPMB-së ndjehet tepër të zhgënjyer e ofenduar me këtë "deklaratë"të tij.
“Këto shpifje të këtij njeriu të paskrupullt lëre që nuk i kontribojnë unitetit në vendin tonë por përkundrazi shpifjet e llojit të tillë dëmtojnë imazhin e shqipëtarëve në këto treva. Ne si OVL kërkojmë nga i apostrofuari që të këkojë falje publike për këtë gjest anti politik e anti njerzorë dhe definitivisht të largohet nga politika”, thuhet më tej në njoftim.
Organiza e Veteranavë të UÇPMB-së gjithashtu kërkon edhe nga kryetarja e komunës, Ardita Sinani që në emer te kabinetit të saj të kërkoj falje publike në të kundërtën kuptohet se kjo shpifje është bërë me bekimin e saj dhe të subjektit që përfaqëson. /Tiulli.com/