Lokale
Reagon LPD: Këshilltarët tanë janë stabilë dhe të paluhatshëm
Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik, përgënjeshtron lajmin e lansuar nga Radio Televizioni i Bujanocit, se dy këshilltarët komunalë nga radhët e këtij subjekti politik, po ndahen për t’iu bashkuar të të ashtuquajturit koalicion qeverisës multietnik në Komunën e Bujanocit.
"Nuk i takon një Televizioni publik si ky i Bujanocit, që ka për themelues pushtetin lokal, të merret me shpifje dhe insinuata të tilla, të paarguemtuara, për ta dezinformuar opinionin publik. Për këso gënjeshtra duhet të japin llogari ata që i kanë dhënë vizë për t’i publikuar në webfaqet elektronike", thuhet në kumtesën e LPD-së, që ka arritë në adresën elektronike të Titullit.
Në kumtesë mëtej thuhetse "po shihet qartë se këtij pushteti i ka hyrë frika në palcë e po mundohet me rrena dhe pallavara ta mbajë veten në pozitë, si do që të jetë LPD, i ka të palëkundshëm këshilltarët e saj të cilët, me dinjitet i përmbahen orietnimeve programore e statutore të partisë", përfundon kjo kumtesë e nënshkruar nga kryetari i LPD-së Jonuz Musliu./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!