Ish luftëtarët kërcënojnë me destabilizim, Halimin dhe Musliun i quajnë “tradhtar”
Lokale

Ish luftëtarët kërcënojnë me destabilizim, Halimin dhe Musliun i quajnë “tradhtar”

27.Sep.2012 14:22
0
Ish pjesëtarët e UÇPMB-së të cilët banojnë në Gjilan dhe Prishtinë, kanë “kërcënuar” me destabilizim të Kosovës Lindore dhe se do të parandalojnë procesin e ri të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë nëse shteti serb vazhdon ti trajtojë shqiptarët e Luginës siç po i trajton tani. Këto kërcënime kanë ardhë si pasojë e gjykimit të fundit të Beogradit kundër shqiptarëve të Luginës me 116 vite burgim pa asnjë dëshmi. Ish luftëtarët e UÇPMB-së kanë “dënuar ashpër takimin e fshehtë të Riza Halimit me Ivica Daçiqin në Vranjë”, thuhet në kumtesën e pranuar nga Jugpress. Ish luftëtarët akuzojnë Halimin se “edhe ai po përgatitet për referendumin e autoriteteve serbe për Kosovë apo Evropë”, dhe se ai “tani më është tradhtar i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ndërsa Jonuz Musliu (ish zyrtarë i lartë politikë i UÇPMB-së) nën diktatin e Riza Halimit ka tradhtuar politikisht UÇPMB-në të cilën e ka udhëhequr”. Ish luftëtarët e UÇPMB-së kanë ftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare që të kthehen kah Kosova Lindore dhe të mos lejojnë Serbinë që në mënyrë poshtëruese të luajnë me shqiptarët./Titulli.com/
“Vetëm vdekja e ndonjë këshilltari mund ta ndalojë seancën e nesërme”
Reagon LPD: Këshilltarët tanë janë stabilë dhe të paluhatshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration