Orhan Rexhepi fton Daçiqin ti përgjigjet ... ?
Lokale

Orhan Rexhepi fton Daçiqin ti përgjigjet ... ?

27.Sep.2012 13:13
0
Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe tani kryetarë i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Preshevë, Orhan Rexhepi, ka ftuar kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiqin, ti sqarojë “se sa është lehtë të bëhet montimi politik”, si në rastin e “Grupit të Gjilanit”. Rexhepi për Jugpress ka deklaruar se “gjykimi i shqiptarëve të Luginës nga ana e gjykatës speciale për krime të luftës në Beograd është edhe një padrejtësi e madhe ndaj shqiptarëve në këto vitet  fundit”. Ai ka thënë se “që nga dita e parë të gjykimit të parë (23 shtator 2009) e deri në ditën e fundit të rigjykimit (19 shtator 2012) ka përcjellë këtë gjykim”. “Vendosa që publikisht të kërkojë nga Ivica Daçiq ti shpjegojë opinionit se sa është jashtëzakonisht lehtë të montohen proceset politike kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe më pas unë do ti sqarojë se sa është e vështirë, pas gati katër viteve me dëshmi sa një vagon, të bindet Serbia e tij se e gjitha kjo ishte njëqind për qind e montuar”, shprehet Rexhepi. Ai thotë se “nëse deklarata e parë e dëshmitarit  Bozhur 50, që ishte e montuar, në bazë të së cilës edhe u ngritë aktpadia, është heqë në rigjykim dhe janë sjellë dy dëshmitarë  të mbrojtur (C1 dhe C2), të cilët gjatë gjykimit të parë ishin të nacionalitetit romë, ndërsa në rigjykim doli se ishin të nacionalitetit serb. Gjithçka është e qartë si dita”, përfundoi Rexhepi. Gjykata e Lartë për Krime të Luftës në Beograd, pas rigjykimit ka shqiptuar dënimin ndaj 11 shqiptarëve të Luginës me 116 vjet burgim./Titulli.com/
Reagon LPD: Këshilltarët tanë janë stabilë dhe të paluhatshëm
A i humbi edhe tre këshilltarë opozita në Bujanoc?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration