Reagon Koalicioni i Shoqatave Mediale dhe të  Gazetarëve ndaj iniciativës për themelimin e televizonit në Luginë
Lokale

Reagon Koalicioni i Shoqatave Mediale dhe të Gazetarëve ndaj iniciativës për themelimin e televizonit në Luginë

24.Mar.2015 13:45
0

Koalicioni i organizatave mediale dhe të gazetarëve (Unioni i gazetarëve të Serbisë, Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë, Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Vojvodinës, Asociacioni i mediave të pavarura elektronike dhe Shoqata Lokal Press) konsideron se vendimin i këshillit Kombëtar Shqiptarë për formimin e Radio Televizionit që do të emetoj program në gjuhën shqipe edhe pse është vepruar në bazë të ligjit, është në kundërshtim me thelbin e reformave mediave në Serbi, i cili parasheh largimin nga pronësia shtetërore në media.

Ky koalicion paralajmëron se zgjidhjet ligjore për informim të pakicave në Serbi kanë mbetur të paqarta dhe praktikisht forcojnë pozitën e këshillave kombëtare në fushën e informimit në gjuhën e pakicave edhe pse përvojat e deritanishme ka treguar se shumica e mediave që kanë për themelues këto këshilla punojnë nën ndikimin politik, transmeton Titulli.

Ekziston rrezik i madh që modeli i përgatitur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar të shfrytëzohet edhe nga pakicat tjera që do të sjellë edhe  monopolin e këshillave kombëtare në informimin e pakicave e të ndalojnë pluralizmin medial, informatën dhe qëndrimet.

Ligjet për mediat kanë të definuar sistemin e dyfishtë për informim në Serbi, njëri në gjuhën e shumicës i cili bënë thirrje për zvogëlimin e ndikimit të shtetit dhe institucioneve të shtetit në fushën mediave, ndërsa në gjuhën e pakicave shteti i jep favore këshillave kombëtare jo vetëm të favorizojnë themelimin  e mediumeve të reja  por edhe të instrumentalizojnë veprimin e tyre.

Ky koalicion medial në Serbi supozon se ligjvënësi në bashkëpunim me disa parti të pakicave ka dashtë të ruaj informimin në gjuhën e pakicave, mirëpo ka lëshuar shansin për të definuar përgjegjësitë e këshillave kombëtare në fushën e informimit dhe mekanizmat në mbrojtjen e autonomisë redaksionale së mediave që themelojnë këto institucione.

Edhe pse ligji thotë se mediumet që kanë për themelues këshillat kombëtare nuk mundë të marrin pjesë në konkurset publike që shteti i hap në të gjitha nivelet për bashkëfinancimin e projekteve në përputhje me interesin publik.

Sipas mendimit të këtij koalicioni kjo nuk është garanci e mjaftueshme për mbijetesë dhe zhvillimin të mediave tjera në gjuhën e pakicave.

Koalicioni i mediave dhe gazetarëve apelon tek qeveria dhe përfaqësuesit tjerë vendimmarrës se është me rëndësi të njohja jo vetëm mediave por edhe interesi shoqërorë i mediave në shumë gjuhë dhe përmbajtjes interkulturore mediave./Titulli.com/

Reagimin e plotë mundë ta lexoni duke klikuar në këtë link: Reagimi i Koalicionit të organizatave mediale dhe  gazetarëve.

Medvegja prioritet zhvillimin ekonomik dhe përmirësimi i standardit jetësor
Drejtuesit e partisë republikane në Bujanoc e Preshevë takohen me përfaqësuesit e OSBE-në për këtë rajon
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration