Medvegja prioritet zhvillimin ekonomik dhe përmirësimi i standardit jetësor
Nëpërmes një komunikate për media, kryetari i komunës së Medvegjës konfirmon se prioritetet e pushtetit të ri mbesin rimëkëmbja e prodhimit në minierën e "Lecit", aftësimi i pajisjeve për rinisjen e prodhimit në fabrikën e peletit, sigurimi i mjeteve financiare për zhvillim më të shpejtë të bujqësisë, zhvillimi i turizmit dhe përmirësimi i infrastrukturës.Duke sqaruar të arriturat deri më tani ai sqaron se pushteti i ri ka pasur pak kohë dhe hapësirë për veprim cilësor, por megjithatë për një afat të shkurtër është arritur mjaft.
“Natyrisht ne nuk do të kënaqemi me kaq, por do të vazhdojmë të punojmë me elan dhe enthuziazëm më të madh në tejkalimin e problematikës ekzistuese dhe krijimin e kushteve për jetë më të mirë dhe standard më të lartë të qytetarëve”, shkruan në komunikatë. /mepress.info /Titulli.com/