Reagime pozitive për Rezolutën
Lokale

Reagime pozitive për Rezolutën

06.Jun.2013 15:34
0
Në Luginën e Preshevës  është  mirëpritur miratimi i Rezolutës në Parlamentin Republikan të Kosovës, për më shumë të drejtat të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Përfaqësuesit institucional, politik dhe ata të organizatave që tubojnë shqiptarët e Luginës, inkurajojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës, për kontributin e dhënë, ndërkohë që presin nga Qeveria e Kosovës, që sa më parë të fillojnë implementimin e saj. Nagip Arifi – Kryetar i Komunës në Bujanoc e ka përshëndetur vendimin e Kuvendit, ndërkohë që ka shfaqur shpresën që Rezoluta të gjejë përkrahje edhe nga Qeveria e Kosovës. Kryetar i Kuvendit në Bujanoc, Jonuz Musliu, në një deklarat për PreshevaNEWS, ka shfaq optimizmin e tij për siç ka thënë fillimin e interesimit institucional të Kosovës për shqiptarët e Luginës. Edhe Ragmi Musfata – KDNJ, e ka përshëndet miratimin Rezolutës duke konsideruar se ajo mbështet kërkesat thelbësore të reciprocitetit gjatë kohë të kërkuar ndër shqiptarët e kësaj zone. Rezoluta me të cilën u jepet mbështetje shqiptarëve të Luginës së Preshevës në përpjekjet e tyre për realizimin e të drejtave që u përkasin në përputhje me konventat ndërkombëtare, është e para në historinë e Kosovës. Ndërkohë që shqiptarët e Luginës janë optimist  për implementimin e saj, duke pas për bazë vullnetin shprehur në debatin për Rezolutën dhe nivelin e informimit të deputetëve të Kosovës për gjendjen në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./Titulli.com/
Politika e Luginës, fajtor për gjendjen e rëndë të shqiptarëve
Shkollat shqipe në Bujanoc, temë diskutimi rreth kompetencave
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration