
Reagime: Kolegu ynë është i pafajshëm

Këshilli iniciues i përkthyesve të Luginës:
Nexhat Agushi
Muharrem Goga
Fadil Isufi
*****************************************************************************************************************************
Organizata e veteranëve të luftës të ish UÇPMB-së reagon ashpër ndaj arrestimeve si dhe dhunës brutale të përdorur ndaj ish ushtarëve të ish UÇPMB-së si dhe familjarëve të tyre , këtë akt brutal ne e marim si tendencë për destabilizim të situatës në luginën e Preshevës me qëllim të frikësimit të popullatës dhe shpërnguljes së tyre nga trojet e veta shekullore,me këtë Serbia po tregon se të gjitha mjetet demokratike për ta kthyer Bujanocin nën udheheqjen e tyre iu jane shterrur dhe e vetmja rrugë është kjo që pikërishtë ndodhi dje.
Dihet mirë se djemtë tanë që na i arrestuan janë djemtë më të devotshëm të kombit tonë dhe pikërishtë këta janë ata që na e sollen këtë liri të pakët që e kemi kurse lufta e tyre për liri ishte e drejtë dhe e pastër si loti.
Ne e dimë mirë që jemi në prag te zgjedhjeve lokale dhe koha kur kanë zgjedhur që të frikësojnë popullatën në prag të zgjedhjeve, flet për motive politike, por ne shqiptarët duhet të dëshmojmë veten se jemi shumicë në komunën e Bujnocit dhe nga kjo ju ftojmë që sa më masovikisht të merrni pjese në zgjedhjet lokale që ti tregojmë Beogradit dhe Ivica Daçiqit se Bujanoci është i shqiptarëve.
Ne si organizatë e veteranëve të luftës të ish UÇPMB-së i bëjmë thirrje udhëheqësive tona lokale dhe atyre ndërkombëtare që e garantuan marrëveshjen e Konçulit te bëjnë presion për lirimin e menjëhershëm e të pa kusht të ish pjesëtareve te UÇPMB-së nga kazamatet e burgjeve sërbe. ***********************************************************************************************************************Lëvizja e Progresit Demokratik, reagon ashpër ndaj ekspeditës spektakulare të xhandarmërisë dhe forcave të tjera policore me rastin e bastisjes dhe arrestimeve të dhjetëra shqiptarëve në Komunën e Bujanocit.
LPD dënon fuqishëm dhunën dhe brutalitetin e ushtruar nga ana e forcave të xhandarmërisë ndaj familjeve shqiptare, të Komunës së Bujanocit.
LPD konsideron se këto arrestime janë të motivuara politikisht dhe të planifikuara nga kuzhinat e Beogradit, për ta destabilizuar këtë komunë në prag të zgjedhjeve lokale dhe për të favorizuar serbët lokalë për dominim në pushtetin lokal, të cilin e mbanin të uzurpuar me vite të tëra.
LPD, fton faktorin politik shqiptar të Luginës së Preshevës për unitet dhe bashkëpunim rreth kësaj situate të rëndë të krijuar dhe gjithashtu apelon tek faktori relevant politik dhe institucional shqiptar, faktori ndërkombëtar, ambasadat e akredituara në Beograd dhe OSBE, që të ndikojnë në lirimin e pakusht të të arrestuarve, të sigurojnë liri, lëvizje të lirë të shqiptarëve të këtij rajoni, të cilët në vazhdimësi po përjetojnë dhunë sistematike shtetërore.
LPD fton qytetarët shqiptarë të Komunës së Bujanocit dhe më gjerë të Luginës së Preshevës, që të ruajnë gjakftohtësinë, të ruajnë unitetin dhe të mbështesin qëndrimet dhe vendimet e faktorit politik shqiptar.
LPD mbështet konkluzionet e seancës së jashtëzakonshme të këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe përkrah pa rezerë protestën gjithpopullore, që do të mbahet në Bujanoc në shenjë proteste për arrestimin e shqiptarëve të kësaj komune dhe diskriminimin e hapur, që po e ushtron Beogradi ndaj tyre.
NGA KRYESIA E LPD-së
Jonuz Musliu – kryetar
****************************************************************************************************************** STOP DHUNËS DHE TERRORIT
