Reagim nga shkolla e mesme në Bujanoc për himnin e Serbisë
Sipas paralajmërimeve të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik Branko Ruzhiq, viti i ri shkollorë do të fillojë më 1 shtator sot duke intonuar himnin shtetërorë të Serbisë.
Ai ishte shprehur për mediat serbe se është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë flamurin, stemën dhe himnin e Serbisë dhe kështu do të ruhet identiteti shtetërorë, transmeton Titulli.com.
Lidhur më këtë drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu ka reaguar duke u shprehur se shkolla ka nevojë për libra.
“Në vend të sigurimit të librave në shkollat shqipe në Luginë, na ofrohet himni i Serbisë”, ka shkruar Zejni Fejzullahu në Facebook.
Për këtë çështje kanë reaguar edhe përfaqësues tjerë politik lokal shqiptarë dhe disa kanë bërë ftesë për bojkot ose dorëheqje nga postet e drejtorave./Titulli.com/