Komuna e Bujanocit promovon punimet e rrugës përreth çerdhës së fëmijëve
Lokale

Komuna e Bujanocit promovon punimet e rrugës përreth çerdhës së fëmijëve

31.Aug.2021 21:49
0

Komuna e Bujanocit përmes faqes së saj në Facebook promovon projektin e fillimit të përmirësimit të rrugës përreth Çerdhes së Fëmijëve në Bujanoc.

Postimi i plotë në Facebook nga komuna e Bujanocit.

Kanë filluar punimet në rekonstruktimin e rrugës përreth Çerdhes së Fëmijëve në Bujanoc, respektivisht në rrugët ''Vëllezërit Stoshiq, Vuk Karagjiq dhe Një Maji''.

 
Me kërkesë të banorëve të kësaj lagje, por edhe të prindërve të fëmijëve që ndjekin mësimet në Institucionin Parashkollor ''Gëzimi Ynë'' në Bujanoc, kësaj rruge iu është dhënë prioritet nga qeverisja lokale në vitin 2021.
 
Fillimin e punimeve, kalimtarët e rastit e kanë mirëpritur duke vlerësuar si një projekt me peshë të madhe, ngase është mjaft e frekuentuar, si nga banorët e lagjes, por edhe nga nxënësit dhe mësimdhënësit e Institucionit Parashkollor "Gëzimi Ynë" në Bujanoc.
 
Kujtojmë që para kësaj jave është nënshkruar kontrata me kompaninë "Saba Bellça" dhe kap vlerën prej 14.968.664,93 dinarë me TVSh.
Reagim nga shkolla e mesme në Bujanoc për himnin e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration